Flash News

E-TJERA

Situata me zjarret në vendin tonë, reagon Peleshi: Në luftë me flakët, kritike mbetet situata në Karaburun dhe Kurbin

Situata me zjarret në vendin tonë, reagon Peleshi: Në luftë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë, ku situata paraqitet shqetësuese nga Jugu në Veri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi thotë se strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket mbeten ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

"Aktualisht strukturat e mbrojtjes civile janë duke u përballur me flakët në 5 vatra zjarri, ku më kritiket ngelen ato të Karaburunit dhe Kurbinit.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në Qëndrën e Emergjencave Civile janë lajmëruar me dhjetra vatra. Koordinimi dhe ndërhyrja e menjëhershme e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor dhe qendror ka bërë të mundur neutralizimin e tyre pa cënuar pasuritë natyrore apo zona të banuara.

Bashkëpunimi me komunitetin për parandalimin apo lajmërimin e hershëm të situatave të zjarreve është jetik për të limituar pasojat e temperaturave të larta të këyre ditëve,"- shkruan Peleshi.

Të fundit