Flash News

E-TJERA

Situata në Ballkan, Rama takon Lajçak në New York

Situata në Ballkan, Rama takon Lajçak në New York

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ishte ky i fundit që ndau një foto me Ramën në rrjetet sociale, ndërsa bën me dije se diskutuan për situatën në Ballkan.

Më herët, liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar me shefin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të BE, Josep Borrell.

Liderët dhe zyrtarët e lartë të BE-së, ndodhen në New York, ku do të mbahet Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Pata një takim shumë të dobishëm me Edi Ramën në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan Lajçak.

Të fundit