Flash News

E-TJERA

Situata në FSHF/ De Biasi: Politika të qëndrojë e distancuar, Dukën e telefonova menjëherë pas eksplozivit

Situata në FSHF/ De Biasi: Politika të qëndrojë e

Trajneri më i suksesshëm i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka komentuar situatën në Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila është përfshirë në një përplasje me Bashkinë Tiranë. Trajneri ka shprehur mbështetjen për Armand Dukën. Ai tha për “Breaking” se politika duhet të qëndrojë e distancuar nga sporti.

“Futbolli është i pavarur, dhe politika duhet të jetë e distancuar nga sporti. Kjo nuk ndodh në vende të tjera. Unë e kuptoj se të gjithë duan të afrohen pranë Federatës se ka marrëdhënie të rëndësishme kombëtare, ka gjëra që bëhen me shumë para”, tha de Biasi.

Ky i fundit tregoi se e kishte telefonuar kreun e FSHF-së, pas sulmit me eksploziv që u bë në derën e banesës së tij. Duke e cilësuar si çmenduri, trajnëri tha se Duka ka bërë shumë për futbollin shqiptar.

“Gjithmonë kemi kaluar shumë mirë, me shumë miqësi, jam shumë i nderuar që kam qenë pjesë e atij sistemi. I kam dërguar një mesazh Presidentit Armand Duka pasi i vunë eksploziv, është diçka që nuk e besoj dot, është çmenduri, nuk e di si mund të ndodhë diçka e tillë.

Është bërë diçka ndaj një personi që unë besoj se ka bërë shumë për futbollin në Shqipëri. Askush në futbollin shqiptar nuk ka arritur aq shumë, në nivele të tilla që të jetë pjesë e bordit drejtues të UEFA-s. Kjo është e rëndësishme për të gjithë futbollin në Shqipëri”, tha De Biasi.

 

Të fundit