Flash News

E-TJERA

Situata në Kosovë/ Meta: Pres këto ditë Vjosa Osmanin, kemi humbur shumë kohë, komisioni i ad-hoc i shërben serbëve

Situata në Kosovë/ Meta: Pres këto ditë Vjosa Osmanin, kemi

Presidenti Ilir Meta foli edhe për situatën e krijuar në Kosovë dhe rolin e Shqipërisë në këto momente të vështira për të. Sipas Kreut të Shtetit, vendi ynë mund të kishte bërë më shumë.

Meta bëri me dije se Presidentja në detyrë Vjosa Osmani do të realizojë një vizitë zyrtare në Tiranë ditët e ardhshme, për të diskutuar se çfarë mund të bëjnë të dyja vendet për të zgjidhur këtë çështje.

Sa i përket komisionit të ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë për hetimin e raportit Dicky Marty, Presidenti tha në "Përballë" se kjo lëvizje i shërben qarqeve serbe.  

"Shpresoj që Presidentja Vjosa Osmani do vijë ditët e ardhshme për vizitë zyrtare në Tiranë dhe të flasim për këtë çështje. Shqipëria dhe Kosova kanë humbur shumë kohë.

Parlamentin tonë nuk e beson njeri në botë. Çfarë do hetojmë Dicky Marty? Kujt i shërben ky komision. Kjo bëhet për të prodhuar alibi që dëmtojnë çështjen e Kosovës. Ky komision i shërben qarqeve serbe.

Flasim thjeshtë fare. Nëse është një interes kombëtar ti si Parlament fillon një çështje të tillë, ti me Presidentin e Republikës nuk e konsulton që kush është qëllimi i këtij që do nisësh këtë moment! 

Mirë më Presidentin e Republikës nuk mendon ta konsultosh se të ka ngelur hatri për diçka, po me Presidentin e Kosovës e këshillove? 

Po me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës e këshillove? 

Po me Kryeministrinë e Kosovës e këshillove, me kë e këshillove? 

Në qoftë se flasim për një interes kombëtar, por nuk kemi të bëjmë me një interes kombëtar, se po të ishte një interes kombëtar çështjet diskutohen. Ne kemi këtë interes kombëtar, kemi këto fakte të cilat na provojnë që kjo çështje na çon këtu dhe kjo ndihmon këtë. 

Këtu kemi të bëjmë me një interes të Serbisë edhe që me lojëra këtu të brendshme për të spostuar vëmendjen, jo nga pandemia, jo nga zgjedhjet, jo nga problemet e tjera, kjo është", deklaroi Meta.

 

 

 

Të fundit