Flash News

E-TJERA

Situata në PD, ambasadori gjerman: Duhet të gjejë veten, zgjedhjet nuk janë larg

Situata në PD, ambasadori gjerman: Duhet të gjejë veten,

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf ka folur për situatën në Partinë Demokratike. Sipas tij, PD duhet të gjejë veten, duke theksuar se roli i opozitës është shumë i rëndësishëm në një system demokratik

Ai tha për “Report TV” se situatuata duhet të normalizohet dhe nënvizoi se kjo duhet të ndodhë para zgjedhjeve të ardhshme. Zingraf shtoi se diskutimet duhetë të përqëndrohen te përmbajtja dhe jot e personat.

“Çdo vend i cili kërkon të ketë një sistem demokratik funksional do duhet të ketë gjithashtu dhe një opozitë të fortë e cila do duhet të shërbente për kontrollin e qeverisë sepse në fund të fundit zgjedhësit do duhet të kenë alternativen e duhur.

Ndaj do dëshiroja shumë që PD të mund të rigjente në njëfarë mënyre veten sepse kjo do të ishte e rëndësishme për vendin pasi vitin e ardhshëm kemi zgjedhje.

Do doja gjithashtu që e gjitha kjo të ndodhte në kuadër të proceseve transparente dhe nga pikëpamja juridike të pastra dhe që partia të mund të gjejë një udhëheqje të sajën e cila të jetë e orientuar nga e ardhmja dhe të mund të arrije të bëjë gjithçka çka do duhej të bënte një opozitë dhe më së fundi të flitej rreth përmbajtjeve e jo rreth personave”, u shpreh ambasadori.

 

Të fundit