Flash News

E-TJERA

Situata në PD, Bushati: Basha ka kaluar në sqetullën e Kim; Haxhiu: Berisha e ka humbur betejën

Situata në PD, Bushati: Basha ka kaluar në sqetullën e Kim;

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë komentuar duke ndarë qëndrime të kundërta për sjelljen e kryedemokratit Lulzim Basha, pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berishës nga grupit parlamentar i PD.

Sipas Bushatit, “është hera e parë që kur ka hyrë Basha në politikë që në 2005 që vë shenjën e barazimit mes Ramës dhe Berishës”, duke thënë se janë dy anë të së njëjtës monedhë.

Kujtojmë që një ditë më parë, Basha u shpreh se nuk është peng i kryeministrit Edi Rama dhe as kukull e Berishës.

Andi Bushati tha për "Euronews Albania" se e sheh këtë si një tentativë nga Basha për t’u bërë lider i vërtetë dhe këtë mund ta arrijë pasi “të ndahet nga Berisha dhe do të përballet me Ramën”.

Por, ai shtoi se “Basha nuk është vetvetja, thjesht ka ndërruar sqetull. Nga sqetulla e majtë e Saliut ka kaluar në sqetullën e djathtë të Yuri Kim”.

Për Baton Haxhiun, Berisha e ka humbur betejën edhe në publik përballë Bashës. Ai shtoi se tani Basha “ka hapur një betejë të së ardhmes që besoj se e ka me Edi Ramën”.

Për Bushatin përjashtimi i Berishës duhej të ishte bërë përmes forumeve, ndërsa Haxhiu thotë se është e shkruar në statutin e PD që është parti euro-atlantike.

“Nuk mund të kërkosh etikë në antiligjshmëri. Nuk shkohet në votim për çmenduri”, u shpreh Haxhiu.

 

 

Të fundit