Flash News

E-TJERA

Situata në PD, ish-ministri: Të reformohet shpejt ose të mbyllet bashkë me qepenin politik të Lulit

Situata në PD, ish-ministri: Të reformohet shpejt ose të mbyllet

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se Sali Berisha është kryetar i PD, nëse ai vetë dëshiron. Sipas Manjanit, zgjedhjet për kryetar në këtë situatë janë “muhabet kot”.

Ai thotë se zgjedhjet kanë kuptim për të gjithë të tjerët, jo përballë Berishës. Ndërsa e cilëson kohë të humbur, ish-ministri thotë se PD duhet të mbyllë procedurat e brendshme dhe të nisë punën për t’u bërë alternativë.

Manjani nënvizon se vendi ka nevojë urgjente për opozitë. Ai kërkon më shumë edhe nga ish-lideri i demokratëve, teksa thotë se “Berisha dhe demokratët duhet të tejkalojnë veten, të bëjnë gjëra që s’i kanë bërë deri më sot”.

“Nuk ka më kuptim debati kush është kryetari. As do kandidojë apo jo Berisha, se është vërtetë muhabet kot. Ai është. Të shpresojmë që PD të hapet dhe të reformohet realisht shpejt. Përndryshe, le të mbyllë qepenin sa më parë, bashkë me qepenin politik të Lulit.

Veçanërisht nga vetë Berisha pritet shumë më shumë se çka bërë deri më sot. Berisha dhe demokratët duhet të tejkalojnë veten, të bëjnë gjëra që s’i kanë bërë deri më sot”, shkruan ndër të tjera Manjani në Facebook.

Të fundit