Flash News

E-TJERA

Situata në PD, Kapexhiu: Do të bëhet një ringritje. ‘Non grata’ e Berishës e papranueshme

Situata në PD, Kapexhiu: Do të bëhet një ringritje.

Regjisori Bujar Kapexhiu ka komentuar situatën që po ndodh brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ai thotë se e shikon me shqetësim situatën aktuale në PD, ndërsa thelson se duhet një reflektim për të gjetur rrugën për në pushtet.

Kapexhiu shprehet i sigurt që me këtë që po ndodh do të bëhet një ringritje dhe bashkimi i PD-së. Nga ana tjetër, e ka konsideruar të padrejtë vendimin e SHBA-ve për shpalljen non grata në ish-kryeministrit Sali Berisha.

Po ashtu, Kapexhiu është shprehur pro mbledhjes së Kuvendit të PD ku sipas tij të kandidojë edhe Berisha edhe Lulzim Basha dhe të vendosin demokratët.

“Partia Demokratike është në opozitë dhe unë i bashkohem asaj për problemet që kemi sot në vend. Unë e shikoj me shqetësim çfarë po ndodh në PD. Ajo duhet të ishte në momentin e saj më të vrullshëm dhe ndodh e kundërta. Askush nuk mund të thotë me siguri se si mund të shkojë deri në fund. E keqja është që janë 4 zgjedhje që opozita i humb. Duhet një reflektim për të gjetur rrugën për në pushtet.

Ndodhi një gjë e papranueshme, non grata e Berishës. E rëndësishme është që PD duhet të lëvizë, duhet të shkundet dhe jam i sigurt që me këtë që po ndodh do të bëhet një ringritje dhe bashkimi i PD-së. Do të arrihet një konsensus. Humbja e 4 zgjedhjeve, mosrespektimi i statutit, nëse mbetemi këtu gjërat rregullohen. Gjuha fyese ndan demokratët nuk i bashkon. Të afrohen, të mos jetë kjo gjuhe fyese.

Unë jam optimist dhe kjo gjë do të arrihet. Nëse nuk arrihet atëherë do të kemi një përçarje. Nuk kam qenë dakord me largimet nga partia, nga ata pseudopolitikanë që largohen nga partia dhe krijojnë parti të reja dhe japin dorëheqjen pastaj.

Ata që kanë ikur të mos kthehen më. Ata ikën nga politika dhe të qendrojnë atje. Nuk i bashkohem thirrjes së Berishës për rikthimin e të gjithëve. Ne PD sot duhet të jenë të rinj. E rëndësishme është që të vendosen të rinj.

Berisha pretendon të jetë një kandidat. Është e drejtë e gjithkujt, por këtë lëvizje brenda PD-së vetëm Berisha mund ta bënte. Ai e formoi njëherë, le ta riformojë përsëri. Më shkon ndërmend ndonjëherë te bëhet një votim dhe të vendoset kush do të jetë i pari.

Edhe nëse është Berisha i pari jam i bindur që Berisha do ia lërë vendin të dytit. I dyti mund të jetë edhe Lulzim Basha. Edhe ai mund të jetë kandidat. Ndoshta në atë kohë ka patur të tjera mendime. Edhe Berisha një eksperiencë 30-vjeçare ndoshta nuk e dinte. Ai është më i mençur sot.

Ndoshta erdhi momenti. Unë si qytetar them që SHBA kanë marrë një vendim. Le të respektohet dhe Berisha gjatë kësaj kohe të mos shkojë atje. Populli e do, populli e zgjodhi. Kur të behët Kuvendi, i cili nuk është kundër Amerikës siç thonë disa që më duken idiotë, do të bëhen zgjedhje dhe do të votohet”- tha Kapexhiu.

 

Të fundit