Flash News

E-TJERA

Situata në PD pas humbjes në zgjedhje, Lami: Opozita po kthehet në skenarin e 2017-ës

Situata në PD pas humbjes në zgjedhje, Lami: Opozita po kthehet
Roland Lami

Analisti Roland Lami ka komentuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha në “Real Story” se opozita po kthehet sërish në skenarin e vitit 2017, për të deligjimuar zgjedhjet. Lami shtoi se PD po mbyllet si parti, duke theksuar se kjo sjellje nuk i shërben demokracisë në vend.

"Për të deligjimuar zgjedhjet, PD po bën të njëjtën gjë si në vitin 2017. PD synon që të kthehet sërish në skenarin e vitit 2017, që të mos njohë zgjedhjet, duke marrë përsëri kosto si parti. PD po mbyllet në vetvete, duke i folur më shumë vetes sesa të tjerëve. Nuk mendoj se kjo lëvizje i shërben demokracisë në vend, që e kërkon edhe publiku", tha Lami.

Të fundit