Flash News

E-TJERA

Situata në PD, Topi: Betejë që do të përfundojë në mënyrë dramatike

Situata në PD, Topi: Betejë që do të përfundojë

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën në kampin blu. Qesharake e ka cilësuar Topi gjendjen në PD, duke shtuar se fundi do të jetë në mënyrë dramatike.

Sipas ish-presidentit, si Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë humbës. Ai tha për "Neës 24" se protesta e 8 janarit nuk kishte një fitues. Topi bën fajtor për situatën të dyja palët, duke i konsideruar arkitektë të gjithçkaje çfarë ka ndodhur.

“Për mua është një terren sa dramatikë edhe qesharak. Kohë më parë unë kam propozuar një tezë që mund të quhet dhe disfatiste dhe cinike, por duke qenë për një kohë të gjatë pjesëtar i asaj fryme dhe asaj strukture e kam thënë me shumë sinqeritet kam parë një betejë që do të përfundojë në mënyrë dramatike.

Shfaqjet e para dramatike ne i kemi parë gjatë këtyre ditëve, por unë nuk quaj dramacitet shfaqjen e dhunës, por dramacitet është kur njerëzit që e kanë drejtuar atë parti, njëri për 30 vite 'de jure' dhe 'de fakto' dhe tjetri për 8-vite, hedhin akuza mbi njëri tjetrin, ndërkohë që kanë qenë arkitekt të gjithçkaje çfarë ka ndodhur. Nuk e shoh thjesht te dhuna, unë si natyrë kam qenë në mënyrë të hapur kundër dhunës. Janë të dy humbës nuk ka fitues më 8 janar", tha Topi.

 

Të fundit