Flash News

E-TJERA

Situata në Shkodër/ 1550 tokë bujqësore nën ujë, disa rrugë ende të bllokuara

Situata në Shkodër/ 1550 tokë bujqësore nën ujë,

Bashkia Shkodër ka dhënë informacion lidhur me situatën që gjendet zona pas shirave të dendur të ditës së djeshme.

 Sipas njoftimit, deri më tani janë nën ujë 1550 tokë bujqësore, konkretisht në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Gjithashtu, shtëpi të përmbytura nuk ka, mirëpo ka rrugë që janë ende të bllokuara në zonat e Darragjat, Shirq dhe në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit.

Njoftimi i Bashkisë:

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç datë 09.02.2021
Hidrometri shënon 6.58 cm, me një rritje prej 3 cm në hidrometrin e Dajçit, 7 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.
– 1550 tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.
-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 100-130 cm në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura s’ka.
– Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
-SPZ e zonës në gatishmëri .
-Qendrat shendetësore në gatishmëri
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

Të fundit