Flash News

E-TJERA

"Situata në spitale serioze", Meta: Qytetarët të informohen për vaksinën, nuk ka vend për 'sekrete'

"Situata në spitale serioze", Meta: Qytetarët të
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një plan të qartë për vaksinimin e popullsisë, ndërsa ngriti si shqetësim situatën në spitale.

Mungesa e pajisjeve dhe personelit shëndetësor, sipas Kreut të Shtetit përbën shqetësim serioz.

"Nuk duhet të harrojmë situatën aktuale në spitalet tona, që vazhdon të jetë kritike dhe që detyron një kujdes më të madh ndaj të gjithë qytetarëve, të cilët janë të prekur dhe po luftojnë me Covid-19.

Të mos harrojmë, që në spitalet tona mungojnë një pjesë e mirë e pajisjeve shpëtuese dhe raste të mesme apo të rënda trajtohen jashtë vendit.  Të mos harrojmë, që jemi vendi me personelin mjekësor më të dëmtuar", tha Meta në "Kjo Javë" .

Ai shtoi se çdo fshehje e problematikave përmes propagandës nuk i shërben qëllimit që është fitimi i betejës me koronavirusin. Sipas tij, shumë problematika, përfshi edhe çështjen e vaksinimit mund të ishin menaxhuar më mirë.

Të fundit