Flash News

E-TJERA

Situata në spitalet covid, asnjë pacient i intubuar në dy ditët e fundit

Situata në spitalet covid, asnjë pacient i intubuar në dy
Foto ilustruese

Për të dytën ditë radhazi në spitalet covid nuk ka asnjë pacient në intubim.

Sipas shifrave të ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht janë të shtruar 83 pacientë nga të cilët 7 janë në terapi intesive.

Prej ditësh shifrat me Covid-19 janë ulur ndjeshëm. Ditët e fundit numri i rasteve të reja ka qenë deri në 50.

Ndërkohë vijon procesi i imunizimit. Deri më sot janë kryer mbi 650 mijë vaksinime.

Të fundit