Flash News

E-TJERA

"Situata në Tiranë jashtë kontrollit", Brataj: Kryeqyteti rrezikon karantinë të pjesshme

"Situata në Tiranë jashtë kontrollit", Brataj:

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj foli për situatën e pandemisë në vend dhe për zonat më problematike. Ai tha se në Tiranë situata është jashtë kontrollit për shkak të përhapjes së Covid-19. Ekspertët e cilësojnë zonë të kuqe, pasi mbi 35% e vatrave të covid janë vetëm në kryeqytet.

“Nga të gjitha vatrat që janë në Shqipëri, mbi 35% e tyre janë në Tiranë. Janë të shpërndara, nuk mund të thuash se kjo është më e infektuar se tjetra. Tirana do të bëhet zonë e kuqe. Pothuajse është një transmetim komunitar”, tha Brataj.

Për shkak të numrave në rritje të të infektuarve dhe të shtruarve në spital, edhe Tirana ashtu si kryeqendrat e disa vendeve fqinje rrezikon karantinë të pjesshme, deklaroi Brataj për "Klan". Ky i fundit shtoi se kjo situatë është pasoje e lehtësimit të masave afro një muaj më parë dhe mos respektimi i tyre.

Të fundit