Flash News

E-TJERA

Situata pandemike dhe tërmeti, Ministrja Kushi interpelancë me punonjës socialë: Do dyfishojmë numrin e psikologëve në shkolla

Situata pandemike dhe tërmeti, Ministrja Kushi interpelancë me
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, po zhvillon një konferencë me psikologë dhe punonjës socialë, të interesuar për të qenë pjesë e shërbimit psiko-social në institucionet e arsimit parauniversitar.

Në fjalën e saj, Kushi u shpreh se situata e pandemisë dhe e tërmetit e ka bërë të domosdoshme punën e punonjësit psiko-social në shkolla, teksa deklaroi se së shpejti do të dyfishohet numri i këtyre punonjësve në shkolla.

Më tej ajo shtoi se është përmirësuar mënyra e rektrutimit për punonjësit social, teksa pranimi i tyre do të bëhet në bazë të transparencës.

"Së shpejti do të dyfishohet numri i punonjësve psiko-social në shkolla dhe arsimin parauniversitar. Do të përmirësohet dhe qartësohet mënyra  e rektrutimit për punonjësit social. Kemi dy element kryesor, transparenca dhe aristokracia, elemente që i shërbejnë përzgjedhjes së më të mirëve", u shpreh Kushi.

Të fundit