Flash News

E-TJERA

Situata pas zgjedhjeve/ Fuga: Politika të nxjerr në breg nëse nuk noton, asnjë fjalë nga selia e PD

Situata pas zgjedhjeve/ Fuga: Politika të nxjerr në breg nëse nuk
Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga ka komentuar situatën politike në Shqipëri, disa ditë pas zgjedhjeve parlamentare. Ai e krahëson politikën me detin, duke shtuar se nëse nuk noton del në breg.

"Sa e shpejtë, e pamëshirshme, dinamike është politika! Këtu qëndron edhe bukuria e saj, se përndryshe është kokëçarje! Ai që vonohet, deti e shtyn tutje! E nxjerr në breg!"-shkruan akademiku në rrjetet sociale.

Ai merr shembull ftesën e kryeministrit Edi Rama për kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa thotë se ka persona që kanë dëshirë ta pranojnë atë. Fuga komenton edhe qëndrimet e aleatëve të grupimit të djathtë, pas humbjes në zgjedhje.

"Kryeministri që para një jave e telendiste opozitën, sot i thotë hajde në qeverisje! Hajde ftesë hajde! Ca vdesin ta pranojnë atë ftesë! Një parti e aleancës të drejtuar nga partia demokratike, sot u distancua prej saj, një e dytë po jep shenja se do ta bëjë pas tri ditësh!

Disa drejtues degësh të partisë demokratike, pa asnjë analizë dhe refleksion, bërtasin urrah, për unitetin e çelniktë rreth partisë pa menduar më gjatë! Më kujtojnë antimitingjet e dikurshme! Të tjerë nxitojnë të shpallin kandidaturën e tyre për postin e kryetarit! Aman mo aman! Destinuar për kryetarë!"-shton ai.

Gjithashtu thekson se për të gjitha këto nuk ka një qëndrim politik nga PD, duke e quajtur këtë situatë dramë dhe komedi.

Të fundit