Flash News

E-TJERA

Situata serioze në Vlorë/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dukat, dalin jashtë kontrollit flakët në zonën e Livadhit

Situata serioze në Vlorë/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dukat,

Në qarkun e Vlorës situata e krijuar nga zjarret duket se është serioze. Autoritetet bënë me dije se sfidë mbetet vetëm zjarri në Gadishullin e Karaburunit, por vatra është riaktivizuar sërish në Dukat. Flakët vijojnë të djegin kullota dhe siperfaqe të gjelbër në Dukat.

Ndërsa në zonën e Livadhit, flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Zjarri është shumë pranë zonës, ku ndodhen pushuesit dhe ku ka ndërtesa. Tymi i cili "ka pushtuar" plazhin e ka bërë të të pamundur qëndrimin aty.

Autoritet kanë bërë me dije se po punojnë për shuarjen e flakëve, por ndërsa disa vatra vendosen nën kontroll, të tjera aktivizohen. Vetëm një helikopter po punon për shuarjen e zjarrit nga ajri, ndërsa tjetri është në remont.

Të fundit