Flash News

E-TJERA

Situatë e vështirë me zjarrin në Malin e Velës, rrezikohet zona e banuar në Kallmet

Situatë e vështirë me zjarrin në Malin e Velës,

Vijon të jetë aktiv zjarri në malin e Velës në Lezhë, ku raportohet se flaket po përparojne në drejtim të fshatit Kallmet, duke vënë në rrezik zonën e banuar.

Aktualisht forca zjarrfikëse po punojnë për lokalizimin e vatrës, ndërsa një helikopter Cougar vijon aksionin për shuarjen e flakëve.

 “Vazhdon operacioni i helikopterit Cougar për shuarjen e vatrës. Vatra e zjarrit në fshatin Kallmet, nj.ad.Kallmet, bashkia Lezhë, vazhdon të jetë aktive afër banesave të fshatit Kallmet i Vogël.

Intensiteti i erës e cila favorizonte per rritjen e aktivitetit të vatres është ulur. Komandanti i MZSH I bashkisë ka stacionuar zjarrfikëse pranë banesave me qëllim mbrojtjen e banesave.

 Në terren janë 40 forca zjarrfikëse, 10 mjete zjarrfikëse, 3 bashkia Lezhë, 2 bashkia Kamëz, 1 bashkia Malsi e Madhe, 1 bashkia Mirditë, 3 bashkia Tiranë dhe 9 forca të shërbimi pyjor, 4 forca te MC, Grupet e FNSH të policise së shtetit dhe ato të rendit dhe rrugores.”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit