E-TJERA

Situatë problematike nga reshjet në Elbasan, aksi Përrenjas-Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë

Situatë problematike nga reshjet në Elbasan, aksi

Në aksin nacional Përrenjas-Qafë Thanë ka prani të dëborës dhe ngricave. Aktualisht rruga është e kalueshme, por me vështirësi. Policia nuk lejon kalimin e mjeteve te pa pajisura me zinxhirë dhe goma dimërore.

Për sa i përket aksit tjetër Librazhd-Peshkopi, është thuajse i pakalueshëm për shkak të ngricave dhe trashësisë së dëborës që i ka kaluar 50 cm. Ndërsa termometri ulet në vlerën 7 gradë Celsius.

Disa fshatra janë bllokuar në bashkitë Përrenjas dhe Librazhd.

Situata e krijuar nga dëbora paraqitet problematike për tre njësite administrative të Elbasanit, Labinot Mal, Funar dhe Graçen.

Trashësia e dëborës është nga 10 deri 20 cm. Në disa segmente të aksit rrugor Griqan – qendër Njësisë Administrative Labinot Mal si pasojë e erës trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër. Të gjitha akset rrugore të tre njësive aktualisht janë të bllokuara pasi ka dhe prezencë të akullit.

Të fundit