Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“S’janë vetëm dorë e Veliajt”/ Gjekmarkaj: Lejet e ndërtimit po i marrin oligarkët që “ushqejnë” Ramën
“Ndryshimi dramatik i qendrës së Tiranës ka nisur që në vitin ’82 me shembjen e bashkisë, që ka qenë një godinë shumë e bukur. Unë shpesh i shoh këto filmat e komunizmit për nostalgji urbane, për të parë si kanë qenë qytetet”, u shpreh Gjekmarkaj.
Duke u rikthyer te vitet e fundit, analisti akuzoi kryeministrin Edi Rama se me ardhjen e tij në krye të bashkisë së Tiranës nisi edhe boom-i i ndërtimeve.
“Duke u nisur nga titulli, unë kam një mendimin timin që Tirania mbi këtë qytet është mbi 20-vjeçare dhe lidhet me individë dhe lidhet kryesisht me Edi Ramën, i cili e ka marrë të virgjër qytetin dhe në vitet që ka qeverisur ka qenë gjahtari më i madh fushave sportive, i parqeve dhe kudo ka mbjellur një pallat duke mbetur me të njëjtat rrugë që ka qyteti dhe duke shtuar pa fund ndërtesat, trafik, për të mbërritur pak a shumë në gjendjen që jemi sot”, tha Gjekmarkaj.
Alfred Lela: Me thënë të drejtën, Rama nuk i është afruar qendrës me kaq guxim…
“Këto leje, kam një bindje personale, nuk duhet të jenë vetëm dorë e Erion Velisë. Po ti vesh re, po i marrin të gjithë ata oligarkët kryesorë, të cilët do të kontribuojnë drejtëpërdrejtë në fushatë elektorale të Edi Ramës”, vijoi Gjekmarkaj.
Sipas tij, emrat që po ngrenë kullat janë oligarkët që “ushqejnë” mazhorancën dhe kryeministrin Rama.
“Veliaj ka hyrë në politikën e qytetit duke thënë do të ketë o ndërtime. Nuk do të ketë beton. Dhe po ndërtohen disa kulla. Po ti marrësh emër për emër janë ata që ushqejnë sot kryesisht qeverinë dhe rrinë në paradhomën e kryeministrit. Këto janë vendime shumë të mëdha që nuk mendoj se i merr Erion Veliaj. Ai ka pjesën e vetë, firmos por mendoj se këto janë vendime të mëdha që i firmos Edi Rama dhe në një farë mënyre janë të projektuara prej tij”, u shpreh ndër të tjera Agron Gjekmarkaj.