Flash News

E-TJERA

Sjellja e babait në Librazhd, Lubonja: Sime bije i kam thënë 30 vjeç mendo të martohesh, tani ke kohën të provosh

Sjellja e babait në Librazhd, Lubonja: Sime bije i kam thënë 30

Përveç dhunës në shtëpinë e burrit, vajza në Librazhd u përball dhe me dhunë nga babai pas publikimit të videos në disa media e rrjete sociale  ku vjehrrit publikuan tradhtinë e nuses, teksa djali ishte jashtë vendit.

Analisti Fatos Lubonja, duke folur në lidhje me ngjarjen tregoi se si do të reagonte nëse do ishte babai i djalit, duke u shprehur se nuk do të guxonte kurrë të hynte në dhomën e nuses pavarësisht gjithçkaje, dhe nëse do të ishte baba i vajzës ka shtuar se do ta merrte menjëherë në mbrojtje.

Ai ka ndarë edhe një detaj nga marrëdhënia e tij me të bijën, të cilës para shumë vitesh i ka thënë se duhet të mendojë të martohet pasi të mbushë 30 vjeç.

“Po të isha babai vajzës do ta kisha marrë në mbrojtje, nuk do e lejoja kurrë të arrinte puna këtu sepse nuk do kisha menduar kurrë në atë moshë të martohej. Vajzës time i kam thënë shumë vite më parë që 30 vjeç mendo të martohesh, jo më tani. Tani ke kohën të bësh dashuri të provosh, të takosh burra të ndryshëm të cilën mund të të pëlqejnë që më pas të martohesh.

Ky është kodi im por dua ta kuptoj edhe atë tjetrin, ndoshta ai e jeton si dramë atë, vërtetë e ndjen, sepse jemi produkt i kulturës sonë. Nderi është më i rëndësishëm sepse në atë kod, nëse ai do të merrte në mbrojtje vajzën do të quhej i degjeneruar”, është shprehur Lubonja.

 

Të fundit