
Flash News
Prapaskenat e një artikulli të rremë, gazetari i BIRN: Autorë anonimë për të ndikuar opinionin publik
Aksident në Lushnje, përfshihen katër makina dhe një motoçikletë
SPAK mbylli hetimet, reagon Meta: U firmos me urdhër të Edi Ramës
U mor e pandehur nga SPAK, Kryemadhi: Kryeprokuror i BKH është Edi Rama
Pastroi paratë e Çopjave, arrestohet në Dubai Armis Stafa
Sjelljet e turistëve, polakët nisin sezonin me konjak e raki, serbët preferojnë “Skënderbeun”

Të saporikthyer me chartera, polakët kanë bërë blerjet e tyre të konjakut e rakisë, ndërsa ukrainasit dhe bjellorusët, edhe pse aktivë, janë më të moderuar në shpenzime. Serbët preferojnë konjakun “Skënderbeu”
Dyqanet e suvenirëve janë disa prej njësive që gëlojnë nga turistët e huaj në pikun e sezonit veror. Në vitin 2020, këto dyqane raportuan ecuri të dobët. Pjesa e turizmit mbarëshqiptar, që ishte turisti kryesor i cili e vizitoi vendin vitin e shkuar, zakonisht nuk ka interes për të blerë suvenirë. Duket se situata ka nisur të ndryshojë për mirë këtë vit. Pas lehtësimit të masave kufizuese ndaj Shqipërisë nga disa vende, edhe biznesi i suvenirëve ka nisur të rigjallërohet.
“Mendoj që po fillon mirë, ndoshta më mirë sesa e prisnin shumica. Bizneset e konsoliduara arritën të mbijetojnë edhe gjatë situatës së pandemisë, ndërsa ato më pak të konsoliduara, sigurisht që në disa raste kanë dalë nga tregu. Nëse flasim për turizmin në përgjithësi shohim që kanë nisur të vijnë polakët në zonën e Durrësit, presim të vijnë italianët apo edhe emigrantët dhe do të ketë gjallëri më të madhe sesa një vit më parë. Kurse për biznesin e suvenirëve mbetet për t’u parë nëse ardhja e grupeve të turistëve do të reflektohet në një rritje të ngjashme. Pavarësisht situatës së vështirë, ne jemi përpjekur të mbijetojmë.
Si biznes në Durrës, ku së pari morëm goditjen e tërmetit dhe më pas edhe atë pandemisë, gjërat i kishim edhe më të vështira dhe u detyruam t’i drejtohemi kredisë për të mos u mbyllur. Kemi shtuar produktet dhe shpresojmë të kemi një vit më të mirë siç po duken shenjat e para” – shprehet Nereada Kulla, nga “Marigo Souvernirs”, në Durrës.
Ajo pohon se u jep përparësi produkteve shqiptare, të artizanëve, apo grave në disa zona tipike, të cilat, edhe pse nuk janë të licencuara, ofrojnë punime dore cilësore dhe me interes për të huajt.
“Pjesës shqiptare i kushtoj gjithmonë më shumë vëmendje. Punimet artistike, për shembull, i marr në zonën e Zadrimës. Në Krujë marr rrugicat. Në Shkodër, kostume, gliko, sapun dhe vaj ulliri. Te disa zonja në Kavajë, qilimat kurse qeleshet në Prizren dhe Shkodër. Punimet që nuk bëhen në Shqipëri i porosis nga jashtë.
Kam shtuar gamën e produkteve në dyqan dhe për këtë më është dashur të bëj shumë punë në Muzeun Arkeologjik në Durrës. Kam shkuar vetë dhe kam parë ato që mund të shërbejnë si dizenjo më përfaqësues për qytetin tonë. Nxjerr bazat vetë dhe pastaj me një dizajner mundohem të bëjmë modelin. Në çdo suvenir shkruhet ‘Durrësi qytet ilir’ për ta identifikuar atë me historinë. E shënoj këtë, sepse në disa raste, të huajt vijnë me libra në duar, duke kërkuar diçka të tillë. Gjermanët, kryesisht”, thotë znj. Kulla.
Po preferencat, si mbeten ato? Çfarë pëlqejnë të marrin me vete turistët e huaj?
“Polakët blejnë mjaft dhe kanë interes për suvenirë, por më së shumti parapëlqejnë të blejnë konjakun dhe rakinë. Edhe ukrainasit dhe bjellorusët blejnë, por jo sa polakët. Ata kanë interes edhe për gjëra të vogla si magnete apo suvenirë të thjeshtë i blejnë për dhurata dhe nxiten pasi e pëlqejnë shumë Shqipërinë, të paktën duke u nisur nga përshtypjet që na japin kur na vizitojnë në dyqan. Vjet ka pasur një grup turistësh nga Serbia. Këtë vit numri pritet të jetë më i lartë dhe po të njëjtën preferencë kanë edhe ata. Sidomos për konjakun ‘Skënderbeu’. Marrin dhe suvenirë për shembull me pamjen e Durrësit, ku më e pëlqyera është “Bukuroshja e Durrësit”, por shmangin çdo gjë me simbole kombëtare. Pjesa e Kosovës dhe Maqedonisë nuk kanë shumë ndikim te dyqanet e suvenirëve. Ndoshta bëjnë diferencën tek resortet dhe hotelet për pjesën e konsumit por jo tek ne” – thotë ajo.
Lidhur me atë se çfarë mund të bëhet më mirë për të rritur turizmin dhe të gjithë industritë e lidhura me të, ajo shprehet se fakti që në dyqan shkojnë aq shumë njerëz, të cilët janë të mrekulluar nga ajo që gjejnë këtu, tregon shumë se Shqipëria nuk është një markë e promovuar sa duhet në botë.
“Shumë turistë që vijnë, thonë se nuk e njihnin Shqipërinë apo nuk e dinin që kishte kaq shumë për të parë e për të vizituar. Ndaj ajo që duhet bërë është një marketing i mirë. Biznesi po bën punën e tij për të rritur cilësinë e shërbimit dhe për të qenë në lartësinë e një sektori në rritje dhe shteti duhet të bëjë të njëjtën gjë, vetëm të promovojë Shqipërinë ndërkombëtarisht në mënyrë të vazhdueshme” – thekson znj. Kulla. Monitor
Të fundit








Dëbohen nga Gjermania 70 shqiptarë drejt Prishtinës dhe Tiranës
27 Maj 2025, 20:59


PD sërish ankim në KAS, kërkon të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës
27 Maj 2025, 20:26

Akuzat e SPAK ndaj Metës, AP: Ish-presidenti kritik i hapur i Ramës
27 Maj 2025, 20:09
Aksident në Lushnje, përfshihen katër makina dhe një motoçikletë
27 Maj 2025, 19:44
SPAK mbylli hetimet, reagon Meta: U firmos me urdhër të Edi Ramës
27 Maj 2025, 19:33


Mishi me salmonelë ende në treg? AKU reagon: Lajme të pavërteta
27 Maj 2025, 19:03
Shkeljet e 11 majit, Lela: Gati 'databaze', ndërkombëtarët po informohen
27 Maj 2025, 18:47

Urime... popullit shqiptar
27 Maj 2025, 18:20

"PS na vodhi 2 mandate", Lapaj: Qarku Fier dhe Vlorë duhen rinumëruar
27 Maj 2025, 17:42

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç
27 Maj 2025, 17:25



PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në Gjirokastër e Vlorë
27 Maj 2025, 16:37
A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Alimehmeti: Nuk mund të digjen etapat
27 Maj 2025, 16:18


Kremi kundër diellit, pesë mite që rrezikojnë shëndetin tuaj
27 Maj 2025, 15:52

Shefja e KE-së dënon sulmet izraelite në Gazë: Janë të neveritshme
27 Maj 2025, 15:23



U mor e pandehur nga SPAK, Kryemadhi: Kryeprokuror i BKH është Edi Rama
27 Maj 2025, 14:47
Devijohet qarkullimi pranë mbikalimit të Rinasit
27 Maj 2025, 14:46
Policia bastis Ministrinë e Bujqësisë së Kosovës
27 Maj 2025, 14:31
Pastroi paratë e Çopjave, arrestohet në Dubai Armis Stafa
27 Maj 2025, 14:22



Përqendrimi i shërbimeve në QSUT u rrit, spitalet rajonale dalin jashtë loje
27 Maj 2025, 13:42
Goditet rrjeti i pr*stitucionit, shpallet në kërkim braziliania
27 Maj 2025, 13:31

SPAK e mori të pandehur, reagon Meta: Pres me padurim nisjen e gjykimit
27 Maj 2025, 13:11

Një festë me akëmort brenda
27 Maj 2025, 12:51





Dështon për herë të 22 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
27 Maj 2025, 11:53
U nda nga jeta pak ditë më parë, zhvillohen homazhe në nder të Artan Lames
27 Maj 2025, 11:44
Reagime për shpullën e Macron
27 Maj 2025, 11:32

Vranë noteren greke me qëllim për ta grabitur, arrestohen 3 shqiptarët
27 Maj 2025, 11:11
Aulon Kalaja paraqitet në SPAK, depoziton kallëzim për faljen e gjobave
27 Maj 2025, 10:58

Meta do të përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së
27 Maj 2025, 10:42

Partia Demokratike ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Korçë
27 Maj 2025, 10:23

Igli Tare emërohet Drejtor Sportiv i Milan
27 Maj 2025, 10:03
Shqiptari kapet me kokainë me vlerë rreth 14 mln euro
27 Maj 2025, 10:00

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
27 Maj 2025, 09:40



P*rdhunoi vajzën e tij të mitur, arrestohet 60-vjeçari (EMRI)
27 Maj 2025, 08:57

Etapa e dytë e turit çiklistik të Shqipërisë, rrugët që bllokohen sot
27 Maj 2025, 08:41
Përcillet sot në banesën e fundit Artan Lame
27 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
27 Maj 2025, 08:15
Parashikimi i motit, diell dhe temperatura deri në 29 gradë gjatë ditës
27 Maj 2025, 08:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Maj 2025, 07:47
Bido debat me Xhaferrin: Dorëzoj mandatin nëse më gjen një person që...
26 Maj 2025, 22:59




OBSH-ja kërkon të lejohet hyrja e kamionëve me ndihma mjekësore në Gazë
26 Maj 2025, 21:46

Kapet në Dubai Dritan Gjika, Lala: Lidhje deri te ish-presidenti i Ekuadorit
26 Maj 2025, 21:34





Milan njofton zyrtarisht emërimin e Igli Tares si Drejtor Sportiv
26 Maj 2025, 19:43

U ndalua në kufi nga autoritetet serbe, lirohet ish-deputeti i Kosovës
26 Maj 2025, 19:24
Shuplakë madhështore në Hanoi
26 Maj 2025, 19:03
