Flash News

E-TJERA

"S'ka arsye pse Kushtetuesja të mos jetë funksionale", Yuri Kim ultimatum KED-së: Përfundoni vlerësimin!

"S'ka arsye pse Kushtetuesja të mos jetë funksionale",
Foto Ilustruese/ Yuri Kim

Tre ditë pasi Presidenca hodhi shortin për përgjedhjen e 9 anëtarëve të KED, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i drejtohet me një ultimatum institucionit të sapo riformatuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim kërkon që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të vijojë procesin për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, deri në 31 dhjetor.

“Nuk ka asnjë arsye që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti”, thekson Kim.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të takohet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe për të dërguar listën e kandidatëve në Presidencë dhe Parlament. Proceset duhet të respektohen, por jo të keqpërdoren. Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë.”, është shprehur Kim.

Të fundit