Flash News

E-TJERA

S’ka datë për konferencën e parë ndërqeveritare, Zaev: Precedent i rrezikshëm, mossukses i politikës së BE

S’ka datë për konferencën e parë ndërqeveritare,

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ka cilësuar një dëshpërim të madh, por edhe një mossukses i politikës së Bashkimit Evropian për zgjerimin bllokimin nga Bullgaria të ecurinë se integrimit Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Shkup, Zeav tha se ecuria për në BE duhet të varet nga reformat dhe arritjen e standardeve Evropiane, ndërsa rastin e djeshëm ku nuk u miratua asnjë datë për konferencën e parë ndërqeveritare për Shkupin dhe Tiranën si e quajti një precedent i rrezikshëm veton e Bullgarisë.  

Zoran Zaev: Javën e kaluar unë dhe delegacioni im shkuam në Sofje me zemër të hapur për të bërë hap pozitiv në drejtim të republikës së bullgarisë. Para saj Rama ishte në Shkup për të koordinuar punët. Edhe pse bëmë hap para e mesazhet tona ishin të qarta nga komuniteti ndërkombëtar se është koha për të gjetur forca për të thyer bllokadat, kolegët bullgarë nuk mblodhën fuqi të mjaftueshme për të mundësuar fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë me BE,

Ndonëse ishim të vetëdijshëm në pritshëmritë tonë vendimi për të mos caktuar konferencën e parë ndërqeveritare është dëshpërim i madh por edhe një mossukses i politikës së BE për zgjerim dhe një mesazh i keq për rajonin.

Vota e Bullgarisë për të mos lejuar kornizën negociuese përkundër 27 vendeve amtare nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Vlerësojmë se integrimet evropiane nuk mund të jenë peng i heshtjeve bilaterale.  Negociatat me BE nuk mund të shndërrohen në negociata me Bullgarinë.

Progresi ynë në drejtim të integrimit duhet të varet nga reformat tona të lidhura me kapitujt dhe arritjen e standardeve evropiane.,

Është precedent i rrezikshëm dhe ky është qëndrim që e ndajnë vendet e tjera anëtare të BE.

 BE duhet të gjejë formulën se si ta mbajë fjalën për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor., Ne mbetemi të përkushtuar për anëtarësim në BE dhe implementim të plotë të vlerave.

Ata që më njohin e dinë se nuk do të heq dorë, do shkojë sërish ën Sofje dhe do kërkoj zgjidhej. RMV është Evropë, Shqipëria është Evropë, Ballkani është Evropë.

Të fundit