Flash News

E-TJERA

S'ka lejim të grumbullimeve, Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi kufizimet aktuale edhe për dy javë

S'ka lejim të grumbullimeve, Komiteti i Ekspertëve lë

Komiteti i Ekspertëve ka lënë në fuqi edhe për dy javë të tjera masat kundër COVID-19, duke përfshirë ndalimin e grumbullimeve të më shumë se 10 vetëve, si dhe orën policore.

Sipas Komitetit të Ekspertëve gjatë marsit ka patur një tendencë në rënie të rasteve të reja, por ende shifrat nuk janë në ato nivele për të lehtësuar masat. 

“Ka një tendencë ulje, që është e qëndrueshme. Këto shifra janë si rezultat i efikasitetit të masave të propozuara nga Komiteti, por dhe një tendence pozitive në respektimin e masave nga popullata. Nga ana tjetër, siç vihet re dhe nga hartat që kemi konsultuar, Europa po përballet me rritje të numrit të rasteve dhe disa vende po hyjnë në valën e tretë. Rritje të rasteve kemi në Itali, dhe Gjermani. Pavarësisht uljes së indikatorëve, mbeten në nivelin që të sugjerojnë që situata vazhdon të jetë delikate, dhe jo të kënaqur., ndaj komiteti ka vendosur që masat që kanë qenë të efektshme, të mbeten enë të njëjtin nivel edhe për dy javë të tjera. Vijon të jetë e njëjta orë policore”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico bëri me dije se në vendin tonë COVID-i ka rezultuar më fatal te meshkujt.

"Më shumë fatal COVID te meshkujt, numri mesatar i të shtruarve në spital ka rënë në 394 nga 466, edhe pse kemi vazhduar me vaksinimin duhet ta kemi të qartë që indikatorët nuk janë ulur në një mënyrë drastike për të marrë masa të një karakteri tjetër. Edhe harta e Europës tregon për një rritje të numrave, prandaj doja të apeloja për qytetarët që të mbajnë maskën, distancimin, respektimi i rregullave dhe masave të ndërmarra, dhe nga ana tjetër të mos harrojmë", tha Fico.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se ka rënie të misioneve nga Urgjenca dhe thekson se qytetarët duhet që t’ju përmbahen masave ndaj Covid.

“Ka pasur ulje të numrit të thirrjeve, sa i përket urgjencave. Ka vazhduar edhe numri i misioneve në përgjithësi dhe numri i misioneve për Covid që ka rënë nën 500.

Janë trajtuar mbi 9000 misione në banesë. Përhapja e infeksionit nuk ndalon dhe ndaj duhen masa ndaj koronavirusit”, tha Brataj.

Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit dhe ishte përfolur se do të lejpheshin grumbullimet, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Gjithsesi, të dyja partitë kryesore politike, si PS dhe PD kanë paralajmëruar aktivietite masive ditën e nesërme në sheshin "Skënderbej" dhe "Nënë Tereza".

 

Të fundit