Flash News

E-TJERA

S’ka masa për Ballën, Sekretariati i Etikës nuk pranon kërkesën e PD-së

S’ka masa për Ballën, Sekretariati i Etikës nuk pranon

Sekretariati i Etikës ka vendosur të mos pranojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës nga punimet e Kuvendit.

Në kërkesën e saj, PD argumentonte se Balla kishte përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

Megjithatë, Sekretariati vendosi të marrë masë disiplinore vetëm ndaj Sali Berishës, duke e përjashtuar atë për 10 ditë nga Parlamenti.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, të cilët e akuzuan Berishën për deklaratat e tij ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

 

Të fundit