Flash News

E-TJERA

“S’ka negociata në dhjetor”, gazetarja nga Brukseli: Dy ‘D-të’ që e ngëlin Shqipërinë në klasë

“S’ka negociata në dhjetor”, gazetarja nga Brukseli: Dy

Gazetarja e njohur Erisa Zykaj nga Brukseli deklaron se në dhjetor nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë, siç pritet.

Duke folur në emisionin “Tempora” në RTV Ora, gazetarja thotë se shkak janë dy ‘d-të’ siç i cilëson ajo që e ngëlin Shqipërinë në klasë.   

Negociatat nuk do të çelen në dhjetor. Ky është një fakt dhe këtë e kanë bërë të ditur disa shtete anëtare të Bashkimit Europian. Nuk çelen sepse nuk janë plotësuar tre kushtet e para të kushtëzimit të BE. Ka të bëjnë me dy “D”-të e famshme. Demokracia dhe drejtësia. Dy kushtet e para janë, Reforma Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe e dyta, funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Këto janë dy kushtet e para në 15 kushtet që shtetet anëtare të BE i kanë vënë Shqipërisë për të hapur ose çelur negociatat e anëtarësimit.

Zyrtarisht, me mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare, kemi të bëjmë me një situatë serioze pasi këtu bëhet fjalë për themelimin e një shteti të ri. Shtetet anëtare thonë, nuk keni demokraci, nuk keni drejtësi dhe nuk keni të drejta themelore”, u shpreh gazetarja.

 

Të fundit