Flash News

E-TJERA

“S’ka rroga me tarifat e studentëve”/ Zbardhet peticioni i pedagogëve, ultimatumi për qeverinë

“S’ka rroga me tarifat e studentëve”/ Zbardhet peticioni

Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë dalë në protestë sot pasi qeveria nuk i është përgjigjur peticionit të tyre për rritje pagash dhe kushte të tjera të kërkuara.

Para godinës së FNSH-së, pedagogët paralajmëruan bojkot të vitit të ri akademik në rast se qeveria nuk i jep zgjidhje kërkesave të tyre. Pedagogët u shprehën se “Nuk ka rroga pedagogësh me tarifat e studentëve, ato duhet tu kthehen studentëve në trajtë shërbimesh e rrogat e pedagogëve duhet të jenë nga granti i qeverisë”.

Në peticionin e nënshkruar, pedagogët kërkojnë që në periudhën kohore të dy viteve, Shqipëria të arrijë në nivelin e pagave të pedagogëve të Kosovës, ku parashikojnë rritje me 30% të pagës brenda këtij viti dhe me 20% në vitin 2023.

Po ashtu, përmes peticionit pedagogët kërkojnë pagesën e vjetërsisë së punës, pagë shtesë për pedagogët që punojnë në laboratorë si edhe më shumë investim në kërkimet akademike.

Pedagogët i vendosën qeverisë 5 tetorin si afatin e fundit për t’iu përgjigjur kërkesave, në të kundërt do të vijojnë protestat duke arritur deri në bojkot të vitit të ri akademik.  

Kërkesat e pedagogëve:

1. Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ. SPUSH evidenton që rritja e inflacionit, çmimeve të ushqimeve dhe produkteve të tjera bazë të jetesës, nuk i përgjigjet pagesave të pedagogëve, të cilat janë më të ultat në rajon.

2 Propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023. 2. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023. Aktualisht është, në përqindje GDP-je, mbi 10 herë më i ulët se disa vende të Rajonit.

Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjerë”.

Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet.

Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në mënyrë që kjo që t’i afrohet vlerës së pagesës nga universitetet private.

Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit, e cila më parë kishte koeficentin 2 për leksionin në master dhe 1.5 për atë në bachelor, ndërsa tani e ka koeficentin 1, duke u bërë njëlloj me orët e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.)

Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare si më poshtë: Pagesa e orëve suplementare të realizuara gjatë një viti akademik jepet njëherësh në fund të vitit dhe duke e bashkuar me pagën mujore, kur lëvrohet kjo shumë, kalon kufirin përkatës të tatimit 23%. Pagesa e orëve suplementare është shumatore e pagesave mujore që duhet të merreshin të shpërndara gjatë vitit akademik dhe për rrjedhojë tatimi duhet të llogaritej proporcionalisht për çdo muaj të vitit, pra maksimumi me 13%.

Me këtë procedurë që është zbatuar gjatë këtyre viteve janë cënuar padrejtësisht interesat financiare të stafit akademik. Kërkojmë të rishikohet mënyra e përllogaritjes së tatimit mbi këto të ardhura.

Amendimin e pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018, i cili bën fjalë për kriteret për marrjen e titullit “Profesor” si në vijim: “… 3.c) të ketë udhëhequr, të paktën, 2 (dy) doktorata, të përfunduara. Në rast se kandidati ka ushtruar veprimtarinë e tij akademike shkencore pranë një njësie kryesore me më pak se 40 (dyzet) veta personel akademik me kohë të plotë, në momentin e aplikimit të ketë udhëhequr, të paktën, 1 (një) doktoratë të përfunduar”.

Ndarja, disa me 2 (dy), disa me 1 (një) doktoraturë të mbaruar, bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë juridike, pasi bëhet fjalë për të njejtin titull akademik. Propozojmë që zbatimi i kësaj pike të pezullohet deri më 2026, meqë doktoraturat e reja u rihapen më 2022, ndërsa për periudhën 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bërë të pamundur realizimin e këtij kushti.

3 Për të bërë transparencëmbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe përdorimin e tyre, kërkojmënga MAS-i qëtëushtrojëkompetencat e saj ligjore, duke bërë menjëherë publike online, në platformën U-Transparenca dhe në ëebsite-t e çdo universiteti publik, të dhënat e hollësishme financiare, 3-mujore dhe vjetore, mbi përdorimin e këtyre fondeve nga IAL-të, për tre vitet e fundit, për të gjithë zërat e shpenzimeve (atyre korente, investimeve, pagave dhe shpërblimeve si për stafet akademike, ashtu dhe për autoritetet apo organet/bordet drejtuese, administratën mbështetëse të IAL-ve, fonde për bursa për studentë, si dhe shpenzime për kërkim shkencor dhe botime).

 

Të fundit