Flash News

E-TJERA

"S'ka vende në urgjencë! 6 autoambulanca plotë me pacientë", Mjeku tek COVID-2 thirrje Ramës dhe Manastirliut: Po kolapsohet sistemi! Zgjohuni

"S'ka vende në urgjencë! 6 autoambulanca plotë me
Foto Ilustruese nga "Shefqet Ndroqi", ose ndryshe COVID-2

Mjeku i QSUT-së, Dritan Kociaj, ka bërë me dije plotësimin e kapaciteteve spitalore në “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si COVID-2.

Teksa denoncon rastin e paprecedentë të qëndrimit të pacientëve në autoambulanca pasi mungojnë vendet boshe në urgjencën pritëse dhe pavione, Kociaj i drejtohet me një thirrje kryeministrit Rama, Komitetit të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy.
Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta.
Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato.
Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone”, shkruan Kociaj, duke treguar se në këtë mënyrë është duke u kolapsuar sistemi shëndetësor.

“Cdo jete vlen.
Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme”,
përfundon mjeku.

Reagimi i plotë i mjekut të QSUT-së, Dritan Kociaj:

Thirrje publike.
Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit.
Ju lutem zgjohuni nga gjumi.
Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.
Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente.
Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka.
Vazhdojme t'i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje.
Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje.
Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy.
Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta.
Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato.
Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone.
Po kolapsohet sistemi.
Cdo jete vlen.
Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme.
Dritan Kociaj mjek.

"S'ka vende në urgjencë! 6 autoambulanca plotë me

Të fundit