Flash News

E-TJERA

‘Skafi kaloi sipër pushuesve, deti u bë i kuq’, dëshmitari rrëfen momentet e fundit të 7-vjeçares në Himarë

‘Skafi kaloi sipër pushuesve, deti u bë i kuq’,

Erind Çelmeta është një nga pushuesit e pranishëm dje në plazhin e Potamit në Himarë ku ndodhi tragjedia që i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdiu.

Për Euronews ALbania, Çelmeta ka rrëfyer momentet e fundit të 7-vjeçares dhe kronologjinë e ngjarjes së rëndë. Çelmeta tregoi se fillimisht Arjan Tase është afruar me skaf pranë bregut ku ka kryer manovra të rrezikshme.

Ai tregon se skafi ka kaluar mbi pushuesit dhe babain e vajzës, për të bërë më vonë manovrën që do t’i merrte jetën Jonadës. Në momentin që Tase ka kryer manovrën gjakftohtë sikurse rrëfen Çelmeta, pushuesit kanë parë vetëm ngjyrën e kuqe të cilën mori deti.

“Personi është afruar me skafin e tij, skafi me dy motorë të fuqishëm është afruar shumë pranë bregut të detit. Bregu i detit ka qenë plot me pushues të tjerë. Kanë qenë shumë prindër me fëmijët e tyre në ujë. Pasi personat kanë hipur në skaf, individi ka tentuar të shkojë mbrapa dhe në ato momente ne u alarmuam. Kur ai bëri mbrapa dhe dalje paralel me bregun e detit, të gjithë njerëzit që ishin në det u  tmerruan. Pushuesve dhe babait të vajzës i kaloi skafi sipër. Ky ishte momenti i parë.

Në momentin e dytë, ajo manovër u bë me shumë gjakftohtësi nga drejtuesi i skafit, nuk pamë ndonjë acarim. Menjëherë ndërsa skafi filloi të bënte atë manovër shumë të shpejtë, me një fuqi shumë të madhe motorike, aty pamë një tmerr, ku deti u bë gjak i gjithi dhe njerëzit të gjithë vrapuan”, thotë dëshmitari.

Të fundit