Flash News

E-TJERA

Skandal me pijet energjike, produkteve të skaduara u fshihet data! AKU në gjumë

Skandal me pijet energjike, produkteve të skaduara u fshihet data! AKU

Një denoncim i paprecedentë është publikuar së fundmi në rrjete sociale në lidhje me skadencat e pijeve energjike në vendin tonë. 

Një ish-punonjës i një kompanie që merret me importimin dhe shpërndarjen e pijeve me kanaçe në Shqipëri, (emri i të cilës nuk bëhet me dije) ka nxjerrë zbuluar manipulimin me datat e skadencës së këtyre të fundit.

Sipas denoncuesit, ai ka punuar për një periudhë të shkurtër kohore në këtë kompani dhe ka qenë dëshmitar i ndërrimit të datave të skadencës në pijet energjike.

Në videon e publikuar, shihet qartë procesi ku me mjet manual fshihet data e vërtetë e skadencës së produktit tashmë të skaduar dhe po të njëjtit produkt i vendoset një datë e re, me afat më të gjatë përdorimi.

"E kam filmuar pa dijeninë e askujt, sepse ishte puna ime e përditshme dhe nuk na lejohej të përdornim telefonin. E bëja sepse kisha nevojë për para, por sot dua ta denoncoj publikisht se si datat e skandencave ndryshojnë në Shqipëri",-  shprehet denoncuesie.

Nuk dihet ende vërtetësia e kësaj video, ndërkohë rasti është bërë viral në rrjet dhe ka shkaktuar reagime të ashpra kundrejt Autoriteti Kombëtar të Ushqimit (AKU) përgjegjës për sigurinë ushqimore në vendin tonë. 

Sakaq nga ky i fundit ende nuk ka asnjë reagim pasi siç ka ndodhur edhe në raste të hershme AKU zgjohet vetëm pasi produktet e skaduara dhe të kontaminuara kanë pushtuar tregun. 

Denoncimi i plotë në rrjete sociale

@rebelnewsalbania ????????DENONCIM???????? KAM PUNUAR NE NJE KOMPANI para pak ditesh jam larguar, dhe QE IMPORTONTE PIJE ME KANAÇE DHE NUK NA LEJONIN TE PERDORIM TELEFONI KETE E KAM FILMUAR PA DJENIN E ASKUJT DHE KJO ISHTE PUNA IME E PERDITESHME. E KAM BERE SE KAM PAS NEVOJ PER LEKE DHE SOT DUA TE "DENONCOJ "SE SI DATA E SKADENCAVE NDRYSHOJN ME SHQIPERI. TE LUTEM ANONIM. FLM Mos harroni të na ndiqni për të qëndruar të informuar rreth zhvillimeve. #rebelnewsalbania #rebelnewsal #rebelnewaal #rebelnewsal #albaniafreedomnews #albaniafreenews #abaniafreedomnews #albfreenews #albaniafreedomnews #albania #news #tirana #lajme ♬ suono originale - REBELNEWSAlbania

Të fundit