Flash News

E-TJERA

"Skandal mjedisor"/ Televizioni gjerman denoncon ndotjen alarmante të Vjosës: Situata është katastrofike

"Skandal mjedisor"/ Televizioni gjerman denoncon ndotjen alarmante

Ndotja masive e lumit Vjosa në Shqipëri është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave të huaja.

Ka qënë televizioni publik gjerman, ARD, ai i cili ka denoncuar së fundmi ndotjen alarmante përmes një kronike me titull “Skandal mjedisor në parkun kombëtar të lumit të egër në Shqipëri.

Gazetarët gjermanë kanë ardhur në vendin tonë dhe kanë parë nga afër ndotjen e parkut kombëtar të Vjosës nga nafta dhe nënproduktet e saj. Ata shprehen se shpallja e Vjosës si një park kombëtar ishte një arritje, por habitati për shumë kafshë dhe shpendë të rrezikuar, por kërcënohet nga nafta e kompanisë Albpetrol. 

“Pompat janë të vjetra, situata është katastrofike. Nafta rrjedh kudo,” thonë ekologjistët.

Televizioni gjerman thekson se një tjetër problem madhor është se në fund të lumit është aktivizuar një hidrocentral dhe një digë e vjetër, që shkon në kundërshtim me premtimin se ky do jetë një park kombëtar i mbrojtur.

Të fundit