Flash News

E-TJERA

Skandal në burgjet britanike/ Shqiptari: Kemi paguar 2 mijë paund për të bërë s*ks me gardianet

Skandal në burgjet britanike/ Shqiptari: Kemi paguar 2 mijë paund

Pas videos tronditëse të publikuar në qershor, që tregon një oficere femër burgu në HMP Wandsworth duke bërë seks me një të burgosur në qelinë e tij.

Kanë dalë në dritë pas një sërë mesazhesh mes të burgosurve dhe ish kriminelëve në një bisedë në TikTok të transmetuar nga një qeli burgu.

Ndërkohë në një investigim të bërë së fundmi “The Sun” raporton se të burgosurit kanë pohuar se kanë paguar gardianet femra të burgut deri në 2 mijë paund për të kryer marrëdhënie seksuale në qelitë e tyre të burgut.

Një ish-i dënuar shqiptar pohoi: ‘Ne shqiptarët kemi bërë seks me oficere burgu për 2000 £.’

“Shqiptari Eugert Merizaj, i cili po vuan dënimin me 32 vite burg për rolin e tij në vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, mburret se kishte “kishte lidhur një gardiane me një tjetër të burgosur”, shkruan The Sun.

Ai pohoi gjithashtu se është përpjekur që të shmangte takimet për të kryer marrëdhënie seksuale me stafin e burgu me qëllim për të mos i shtuar vitet e dënimit, thuhet në investigimin e medias britanik.

Merizaj foli edhe sesi gardianet femra i kanë hyrë në dhomën e tij për ta zgjuar për mëngjes dhe kanë kontrolluar dhomën e tij.

 

Të fundit