Flash News

E-TJERA

Skandal në mjekësi, pa firmën për punë të detyruar, s’jepen bursat e ekselencës

Skandal në mjekësi, pa firmën për punë të

Një prind i një studenti ekselent në Universitetin e Mjekësisë ka denoncuar mosshpërndarjen e bursave të ekselencës për këtë vit akademik, pavarësisht se VKM-ja 903 parashikon përfitimin prej 100 mijë lekësh të vjetër në muaj për studentët me mesatare 9–10.

Ndërsa universitetet e tjera i kanë shpërndarë paratë, Mjekësia ende nuk ka publikuar listat dhe nuk ka kryer pagesat. Administrata jep versione kontradiktore për këtë ngërç. Financa thotë se procesi është në pritje të procedurave dhe frekuentimeve, ndërsa sekretaria pohon se listat e përfituesve kanë mbërritur.

Ndërkohë, rreth 500 studentë pretendojnë se u kërkohet të nënshkruajnë kontrata për punë të detyruar pas studimeve; në të kundërt, rrezikojnë të mos përfitojnë bursën. Sipas avokatëve Klaudi Zholi dhe Adriana Kalaja, ky kushtëzim përbën shkelje ligjore, pasi bursa e ekselencës nuk mund të lidhet me detyrimin për punësim. Tv Klan

Të fundit