Flash News

E-TJERA

Skandal në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e eurodeputetëve për korrupsion dhe lidhje me Huawei

Skandal në Parlamentin Europian, policia belge bastis zyrat e

Policia belge ka kryer një seri bastisesh në Bruksel dhe pjesë të tjera të Belgjikës, lidhur me një skandal të dyshuar korrupsioni në Parlamentin Europian. Aksioni i policisë ka si objekt hetimi disa eurodeputetë, për shkak të lidhjeve të tyre me kompaninë kineze Huawei. Dyshimet përfshijnë korrupsion, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Sipas autoriteteve belge, janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione në Belgjikë dhe në disa vende të tjera, përfshirë Portugali. Po ashtu, disa persona janë arrestuar gjatë aksionit, por identitetet e tyre ende nuk janë bërë publike.

Ky aksion vjen pas një seri hetimesh të mëparshme që kanë përfshirë Parlamentin Europian. Tre vjet më parë, në vitin 2022, u zhvilluan hetime dhe arrestime masive lidhur me aferën e njohur si "Qatargate", ku u zbulua se zyrtarët e Katarit dhe disa shtete të tjera kishin dhuruar para dhe dhurata politikanëve dhe diplomatëve evropianë në këmbim të mbështetjes për interesat e tyre. Po ashtu, kanë pasur arrestime edhe për akuza të spiunazhit dhe lidhjeve me regjimin e presidentit rus Vladimir Putin.

Prokuroria ka njoftuar se presidenti i Parlamentit Europian është informuar për situatën dhe se hetimet janë duke u zhvilluar sipas procedurës.

Të fundit