Flash News

E-TJERA

Skandal pas skandali! Qytetarja: Mësuesja dhe drejtoresha më kanë rrahur djalin

Skandal pas skandali! Qytetarja: Mësuesja dhe drejtoresha më kanë

Pas rastit të dhunimit të vajzës së mitur 3-vjeçare nga edukatorja në kopshtin ‘Stinët’, një tjetër rast dhune raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet.

Një qytetare ka denoncuar së fundmi në polici se mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës i kanë dhunuar djalin e saj të mitur.

 Sipas 41-vjeçares ngjarja ka ndodhur në muajin tetor.

 “Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja I. A., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshon se në muajin tetor, mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës që frekuenton djali i saj i mitur, kanë ushtruar dhunë ndaj tij’,- njofton Policia.

Grupi hetimor po kryhen të gjitha veprimet procedurale, për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit