Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandali/ 50 mijë lekë një Pfizer në qendrën shëndetësore në Kavajë

Vaksinat kundër covid që shteti i ofron falas, po në shtet i blen me lekë.
Ka qenë drejtoi i Qendrës Shëndetësore Luz I Vogël në Kavajë, i cili ka dhënë vaksinën Pfizer për një qytetar nga Tirana, kundrejt dhënies së ryshfetit. Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë denoncuar këtë skandal me zë e figurë , teksa kanë biseduar jo vetëm me drejtorin e kësaj qendre, por edhe me infermieret që punonin aty. Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e drejtorit e ngarkuar me detyrën e përgjegjëses së procesit të vaksinimit.
Gazetarët i drejtohen Qendrës Shëndetësore Luz i Vogël në Kavajë ku takojnë personalisht drejtorin e kësaj qendre i cili i orienton në dhomën e vaksinimit. Në këtë dhomë përveç infermieres është e pranishme edhe kryeinfermierja që është bashkëshortja e drejtorit.
Pasi ulin bashkëpunëtorin e Fiksit të dyja sëbashku hapin shihesh që mban vaksinën Pfizer madje edhe duke e treguar që mbi qytetarin po bëhet kjo vaksinë. Pasi kryhet injeksioni i vaksinën bashkëpunëtorit i merren të dhënat dhe i thuhet se dozën tjetër të vaksinën do e bëj pas 21 ditësh.
Në bisedë bashkëshortja e drejtorit tregon se dozat e vaksinave Pfizer janë në doza shumë të vogla, ku në një muaj kjo qendër ka marrë vetëm gjashtë copë të tilla. Më pas gazetarët e Fiksit dhe drejtori i Qendrës Shëndetësore Luz i Vogël ulen në kafe duke biseduar edhe për çmimin që do të paguajnë për këtë shërbim të ofruar nga ai. Por drejtori nuk pranoi të jepte një çmim pasi u shpreh ” do flasim pas dozës së dytë”.
Ai gjithashtu u tregon gazetarëve se fillimisht njerëzit kishin frikë të vaksinoheshin , ndërkohë që aktualisht kërkesa për t’u vaksinuar me Pfizer është rritur shumë dhe sasi që merr qendra që ai drejton është tepër e vogël. “Në filim Pfizer blihej nga shteti me 16 mijë lekë të vjetra, por në fatuirat e fundit ka arritur në 72 mijë lekë të vjetra. Dhe pritet rritje akoma më shumë” shprehet ai.
Pas 21 ditësh bashkëpunëtorit të Fiksit i vjen njoftimi se duhet të bënte dozën e dytë të vaksinës. Sërish gazetarët shkuan në qendrën shëndetësore ku bëhet edhe doza e dytë e vaksinës Pfizer. Edhe pse me vendbanim në Tiranë qytetari e bëri vaksinën në Luz të Vogël të Kavajës ku u regjistrua nga ana e infermieres edhe në sistem. ” Pas tre ditësh do shfaqet edhe tek e-albania që jeni vaksinuar” shprehet infermierja.
Por pazaret nuk bëhen brenda qendrës shëndetësore, drejtori i kërkon gazetarëve të Fiksit të shkojnë në kafe dhe të bisedojnë. Edhe pse nuk dha një shifër konkrete se sa lekë donte, ai i fton gazetarët në zyrën e tij në qendrën shëndetësore. Edhe pse në dozën e parë u kishte thënë se do flisnin për shumën mbas kryerjes së dozës së dytë, drejtori nuk jep çmim fiks. Por pas shtatë mijë lekësh të lëna në tavolinën e tij, ai merr pesë mijë lekë duke kthyer mbrapsht dy mijë lekë. Pra në qendrën shëndetësore Luz i Vogël Kavajë kundrejt pesë mijë lekëve mund të vaksinoheshe me Pfizer.
Doza e parë e vaksinimit me Pfizer, Qendra Shëndetësore Luz i Vogël, Kavajë
Drejtori – Erdhët ju?
Fiksi – Erdhëm ne
Drejtori – Vazhdo
Kryeinfermierja – Uluni
Pacienti – Po
Fiksi – Kjo është Pfaizer?
Infermierja – Po, u hap para gjysmë ore, kur erdhën u mblodhën njerëzit. Mund t’i bëni foto
Kryeinfermierja – Ti për Pfaizer-in ke ardhur, Pfazer po të bëjmë
Fiksi – Po kjo shishe ju duhet ju?
Kryeinfermierja – Shishen e ruajmë si sytë e ballit, një që u thye e kemi mbledhur me cifla.
Infermierja – Me shëndet gjyshi.
Kryeinfermierja – Kartën e indetiteit.
Pacienti – Po. A. R
Kryeinfermierja – Emri i babës?
Pacienti – I…
Kryeinfermierja – Datëlindja?
Pacienti – 19…
Infermierja – Po na sjellin me doza shumë pak. Vetëm gjashtë erdhe dje
Fiksi – Gjashtë copë ë?
Pacienti – Vendlindja Tiranë.
Kryeinfermierja – Herën tjetër do vish në orën që do të thotë doktori.
Infermierja – Vaksina tjetër është pas 21 ditësh, ne do ju njoftojmë vetë. Si rregull pas 21 ditësh, do bësh dozën e dytë.
Kryeinfermierja – Kur të vish herë tjetër do vish me këtë (kartonin e vaksinimit). Dhjetë minuta do rrish këtu një herë.
Drejtori – Hajde dalim jashtë.
Fiksi –Që të mos na kapi virusi na thuaj sa bën, më thuaj?
Drejtori – Tani për aazar nuk bëj aazar asnjëherë.
Hajde bëj dhe vaksinën e dytën pimë kafe edhe …Dëgjo të shpjegoj diçka.Kur edhën kosovarët duke blerë nëpër pikat shqiptare, se në bëjmë muhabet me njëri tjetrin kanë blerë sinovaksin edhe nga 110 euro, 200 euro kam dëgjuar se kanë paguar. Tani shko shteti i Kosovës ju bën Pfaizer-in pa lekë. Në Shqipëri ti thua nuk po e gjej tani, çfarë të them?
Fiksi – Sa është?
Drejtori – Hajde e bëj vaksinën mos e vrit mendjen. Do vish të bësh të dytën një herë, pikë.
5 mijë lekë për t’u vaksinuar me Pfizer,Qendra Shëndetësore Luz i Vogël, Kavajë
Drejtori – Hajdeni.
Fiksi – Përshëndetje si e kaluat?
Infermierja – Mirë , hajde gjyshi si je si e kalove? Do qetësohesh apo ta bëjmë direkt si thua?
Pacienti – Direkt.
Infermierja – Na falni se ju kemi shqetësuar që ju kemi marrë 2 – 3 herë në telefon sot.Po donim të dinim me siguri që të mos e humbnim dozën. Me shëndet!
Pacienti – Rrofsh, faleminderit
Infermierja – Do të plotësoj kartonin unë ty tani. Kartonin e ke, ma jep të hedh dozën tjetër.E keni të sigurt është Pfazier mos dyshoni.
Infermierja – Data 25.06. 2021. Vëri një vulë kësaj se do ta hedhim në sistem. Dëgjo do ta hedh tani tek e- albania meqenëse ti do të lëvizësh këtë ditë e do me shpejtësi.
Drejtori– I lëmë gratë e ikim e pimë një kafe ne.
Fiksi – E ka kapur frika
Drejtori – Na vdiq njëri në ambulancë
Fiksi – Nga vaksina?
Drejtori – Jo. Në ambulancë ditët e para vinin nga 100 veta për të bërë vaksinën. Vdiq ai, këmbë njeriu nuk hynte brenda për vaksinë flas. Një muaj e kusur. Pas një muaj filloi t’u u dalë frika e vinin kokrra, kokrra dhe tani po e kërkojnë të gjithë, edhe kinezen, ça t’i japësh nuk e kanë problem.Po vijnë shumë pak. Na sollën për pesë javë 100 copë. Këtë vit është kështu, vitin tjetër do e kesh në farmaci si gripin.Vjen e bën tre copë për të sëmurët kronik edhe …
Kur shkojmë e marrim furnzimin ne atje ato furnizimet e para që i merrnin për sinovakun na jepnin pa çmmim. Vetëm futnin faturën, jepnin 100 copë dhe kaq. Kurse tani ka nja dy javë na i japin me çmim. Kinezes ja kanë vënë 26.000 lekë të vjetra. Pfaizer-in ja kanë vënë në formë rritje ka nisur me 60 000 lekë ( të vjetra )isha para pesë ditësh mora këtë të sotmet e kishin çuar 72 000 (lekë të vjetra)
Fiksi – 72 000
Drejtori – 72 mijë lekë
Fiksi – Doktor me the mbaroni punë atje edhe hajdeni. ku je i kënaqur ti?
Drejtori – Sa të duash. Ta kam bërë se ishit të vetmit që kërkuat. Sa të duash ti, nuk ka problem fare.
Fiksi – Po sa do, sa të jap. 60 – 70 ke. Urdhëro!
Drejtori merr 50 mijë lekë, kthen 20 mijë lekë të vjetra
Fiksi – Faleminderit atëherë
Drejtori – Ishalla do japë efekt, ishalla do jetë mirë. Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38