Flash News

E-TJERA

Skandali ‘Gjici’ në Bashkinë e Kukësit, SPAK merr sërish në pyetje Alma Kaçin

Skandali ‘Gjici’ në Bashkinë e Kukësit, SPAK merr                             

Alma Kaçi është thirrur sërish sot në SPAK për tu pyetur nga BKH dhe Prokuroria e Posaçme, por kjo është hera e parë që ajo pyetet pas arrestimit.

Kujtojmë se më herët ajo është thirrur për të dëshmuar, por nuk ishte në masë sigurie.  

Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi u përfshi në një video-skandal ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin në zyrën e Bashkisë së Kukësit.

Pas arrestimit të Gjicit, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar Alma Kaçin për të realizuar videon.

Në disa sekuenca filmike Gjici dhe Kaci kryejnë marrëdhënie seksuale e më pas diskutojnë për një projekt për ndërtimin e qendre për qentë në Bashkinë e Kukësit.

Të dy protagonistët u shprehën se janë në një lidhje intime me njeri-tjetrin, por më pas rezultoi se takimi me Gjicin kishte ndodhur vetëm dy herë.

 

 

Të fundit