Flash News

E-TJERA

Skandali i AKSHI-t/ Ish zv.drejtoresha Hava Delibashi merret në pyetje nga SPAK

Skandali i AKSHI-t/ Ish zv.drejtoresha Hava Delibashi merret në pyetje nga
Ish numri dy i AKSHI-t, Hava Delibashi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për këtë institucion.

Delibashi është nën hetim për dosjen e AKSHI-t, në cilësinë e ish zv.drejtoreshës, ndërsa burime bëjnë me dije se ajo është pyetur edhe më herët, gjatë kohës kur ishte ende në detyrë.

Sipas burimeve jozyrtare, SPAK ka kërkuar marrjen e saj sërish në pyetje pas fakteve të reja të zbuluara në hetim, përfshirë denoncimin e Geron Meçe dhe deklarimet e Daniel Shima, paraardhës i Delibashit.

Ndërkohë, mësohet se gjatë ditës së sotme, Delibashi ka edhe një seancë në GJKKO, ku do të shqyrtohet kërkesa e saj për ndryshimin e masës së sigurisë. Ajo ka argumentuar se masa e “arrestit në shtëpi” i krijon vështirësi, pasi është shtatzënë.

Të fundit