Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandali i bllokimit të Aeroportit të Vlorës/ Çfarë po luhet në prapaskenë

Pas ceremonisë pompoze gjatë fushatës elektorale, ku Edi Rama njotoi se Aeroporti i Vlorës ishte pothuajse gati për të nisur fluturimet, ka rrjedhur shumë ujë. Ujë që ka përmbytur jo vetëm pistën e papërfunduar, por që rrezikon të fundosë të gjithë investimin, i cili tashmë është i bllokuar.
Në pamje të parë, ky bllokim duket pasojë e një konflikti mes dy aksionerëve të shoqërisë koncensionare VIA (Vlora International Airport), që janë Mabco e Behgjet Pacollit dhe 2A Group e Valon Ademit. Ky i fundit pretendon se ka më shumë aksione në kompani se sa ato që janë të regjistruara zyrtarisht në Qendrën Nërkombëtare të Biznesit, ndërsa Pacolli i qëndron faktit se Mabco është zotëruese e 98% të tyre.
Kjo mosmarrëveshje mes dy aksionerësh, që normalisht do të duhej të zgjidhej në gjykata, u bë çështje e debatit publik disa muaj më parë, për të prodhuar më pas një ngjarje unikale. Ademi me 2% të aksioneve ia ka dalë të paralizojë gjithë investimin në Aeroportin e Vlorës. Sot, bllokimi i vendimmarrjes tek VIA i ka lënë në ajër pritshmëritë për nisjen e fluturimeve në kryeqendrën e Jugut. Si mundi një biznesmen, deri dje thuajse anonim, që me 2 përqindëshin e tij të nxjerrë bllof edhe vetë kryeministrin? Çështja nuk është kaq e thjeshtë…
Zanafilla, një kontratë që u shndërrua në bllokadë
Për të ardhur deri tek bllokimi i investimit në Aeroportin e Vlorës, duhet nisur nga zanafilla e mosmarrëveshjes mes dy aksionerëve të VIA.
Pas shitjes së 40% të aksioneve të aksionerit turk YDA tek Mabco, struktura e shoqërisë VIA, regjistruar në QKB është 98% Mabco dhe 2% 2A group. (Shiko më poshtë)
Në prill të vitit 2025, aksioneri me 2% pretendon se Mabco i ka kaluar edhe 47% aksione nga pjesa e vet (si kompensim për punimet e kryera, gjithnjë sipas Valon Ademit). Për këtë, Ademi ka paraqitur një kontratë, ku administratori i atëhershëm i shoqërisë VIA, me prokurë nga Behgjet Pacolli, ka bërë kalimin e aksioneve. Ademi kërkon që në bazë të kësaj kontrate, 2A Group të regjistrohet në QKB si bartëse e 49% të aksioneve dhe Mabco të 51% të shoqërisë VIA.
Mabco në anën tjetër deklaron se kontrata në fjalë nuk ka asnjë vlerë ligjore. Se jo vetëm Pacolli e ka nënshkruara prokurën në mirëbesim ndaj administratorit pa lexuar përmbajtjen e saj, por se ai vetë as nuk ka qenë prezent tek noterja kur është bërë akti.
Nga ana tjetër, Pacolli, ndonëse aksioner i Mabco, nuk ka patur asnjë tagër për të përfaqësuar kompaninë. Përfaqësues ligjorë janë persona të tjerë.
Dhe mbi të gjitha, që një kontratë kalimi aksionesh të jetë e vlefshme në rastin e shoqërive koncensionare, duhet miratimi i ministrisë së linjës, asaj të Financave dhe si dhe e Bankës Kombëtare Tregtare, e cila ka kredituar VIA në bazë të garancisë së aseteve të lëna si kolateral ekzkluzivisht nga Mabco.
Gjithsesi, në një vend normal, këto pretendime mes dy palëve të një shoqërie do të duhej të shqyrtoheshin në gjykatë, pa ndikuar në veprimtarinë e vetë shoqërisë. Pra gjykata do të peshonte vlefshmërinë ose jo të kontratës që pretendon Ademi dhe garancia e autoriteteve shtetërore për validimin e aksioneve në QKB, do të ishte vetë garancia edhe për palët që aksionet të mos tjetërsoheshin ndërkohë.
Por, në vend të rrjedhës normale të shqyrtimit të një konflikti që ka të bëjë me administrimin korporativ, gjykata shqiptare ka prodhuar një precedent të rrallë dhe të rrezikshëm për çfarëdo lloj biznesi dhe çdo investim të huaj në Shqipëri. Deri tani, ato i kanë dhënë fuqinë një aksioneri me 2% që të bllokojë aktivitetin e krejt kompanisë dhe të paralizojë investimin në Aeroportin e Vlorës.
Fatmiri dhe Marjana, vendimet me “nishana”
Nisur nga zanafilla, pra nga kontrata e prillit 2025, aksioneri me 2% iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë për siguri padie, ndonëse nuk kishte ngritur ende një padi konkrete. Gjithsesi, Ademi kërkoi nga gjykata jo thjesht sigurinë juridike, që 47% e aksioneve të pretenduara nga kontrata në fjalë të mos tjetërsoheshin, por edhe pezullimin e të drejtës së votës së Mabco, që ka zyrtarisht 98% të aksioneve, në vendimmarrjen e kompanisë VIA.
Këtu del në skenë gjyqtari Fatmir Ndreu, i cili kryen një sërë veprimesh që çojnë në një vendim skandaloz. Në tetor 2025, ai pranon sigurinë e padisë pa u ngritur padia akoma, e shqyrton kërkesën e 2A group në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, jep vendim jo vetëm për mostjetërsimin e aksioneve të pretenduara nga Ademi, por pezullon të drejtën e votës për Mabco duke pezulluar kësisoj veprimtarinë e VIA e për pasojë investimin e mëtejmë në Aeroport.
Dhe, qershia mbi tortë e vendimit të Ndreut: Ky pezullim i të drejtës së votës së Mabco, do të jetë në fuqi jo deri sa të zgjidhet çështja në themel mes dy aksionerëve, por deri sa të regjistrohen në QKB aksionet e pretenduara nga Ademi.
Pra një gjyqtar që jep një vendim pa asnjë afat logjik e ligjor. Së pari, regjistrimi në QKB i aksioneve të 2A Group nuk varet nga pezullimi ose jo i votës së Mabco. Së dyti, ky pezullim nuk lidhet me ndonjë afat konkret si për shembull deri në një vendim të formës së prerë, por me regjisrimin në QKB që është një ngjarje e pasigurtë, që as kjo nuk varet nga vota e Mabco. Dhe së treti, në rastin e VIA, çdo ndryshim i strukturës aksionere validohet nga ministria e linjës, ajo e Financave dhe Banka huadhënëse.
Këtë “gafë” të Fatmir Ndreut, e korrigjon dy muaj më pas Gjykata e Apelit, pas ankimimit të Mabco. Apeli, me vendim të formës së prerë, (shiko më poshtë) jep verdiktin se sigurimi i padisë që kërkon 2A Group vlen vetëm për mostjetërsimin e 47% të aksioneve që ajo i pretendon në bazë të kontratës së prillit 2025.
Pra sipas Apelit, deri sa çështja të zgjidhet në themel se kujt i takojnë ato aksione, ato mbeten të paprekshme. Por ndërkohë aksioneri i shumicës ka të drejtën e votës dhe për rrjedhojë të vazhdojë veprimtaria e shoqërisë, gjë që nuk cënon pretendimin e pakicës për të drejtën mbi aksionet në fjalë.
Vendimi i formës së prerë, rihapte njëkohësisht kantierin e paralizuar të Aeroportit të Vlorës dhe e çonte konfliktin në shqyrtim gjyqësor në themel, pa pasoja për investimin strategjik.
Kryeministri Rama gjatë prezantimit të projektit për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës
Por këtu del në skenë kolegia e Fatmir Ndreut, Mariana Shegani. Pothuajse në të njëjtën kohë që jepej vendimi në Apel, Ademi paraqet një tjetër kërkesë për siguri padie në Gjykatën e shkallës së parë, ku kërkon përsëri pezullimin e të drejtës së votës së Mabco në shoqërinë VIA deri sa në QKB të regjistrohen 47% të aksioneve që ai pretendon.
Duke ngritur një padi të re për përjashtimin e ortakut Mabco nga shoqëria VIA, deri në përfundim të gjykimit të kësaj çështje, Ademi kërkon jo vetëm sigurimin e mostjetërsimit të 47% të aksioneve por edhe pezullimin e të drejtës së votës së Mabco që zyrtarisht zotëron 98% të aksioneve, të çertifikuara dhe nga autoritetet shtetërore.
Dhe Mariana, ndonëse ka qenë në dijeni të vendimit të një gjykate më të lartë si ajo e Apelit, që në thelb është i njëjtë, pavarësisht formës së kërkesës, pra që garanton kërkuesin për mostjetërsimin e aksioneve por nuk pezullon veprimtarinë e kompanisë, bën krejtësisht të kundërtën. Përsërit skandalin e Ndreut dhe i jep të drejtë një aksioneri me 2%, të paralizojë aksionerin me 98% e, për pasojë, krejt veprimtarinë e kompanisë.
Sigurisht këto vendime “me nishana” bien erë me kilometra larg. Aq më tepër kur një vendimarrje e Apelit ka rrëzuar arsyetimin e Ndreut që ngjashëm e përsërit Shegani. Ankimimi i dytë i Ademit, njëkohësisht me vendimin e Apelit, marrja menjëherë në shqyrtim nga Shegani (përsëri pa praninë e palëve) dhe vendimi i njëjtë me Ndreun, me një efikasitet që do linte gojëhapur çdo ekspert të gjyqësorit shqiptar, është padyshim një skenar me të tjerë aktorë të fuqishëm në prapaskenë.
Kujt i nevojitet bllokimi i Aeroportit të Vlorës
Dy vendimet e lartëpërmendura të Ndreut dhe Sheganit, që shkatërrojnë çdo raport proporcionaliteti në funksionimin e një shoqërie aksionere, kanë sjell si rezultat pezullimin e aktivitetit të VIA dhe bllokimin e investimit në aeroport. Pra një aksioner me vetëm 2% të aksioneve të regjistruara dhe validuara zyrtarisht, mund të mbajë peng një investim qindra milionë euro.
Gjyqtarët në fjalë, në vend të sigurojnë pretendimin e Valon Ademit (pra mos tjetërsimin e 47% të aksioneve të pretenduara) dhe të zhbllokojnë funskionimin e një kompanie private që ka afate të përcaktuara për përfundimin e një vepre të caktuar, kanë bërë krejtësisht të kundërtën e asaj që do duhej të arsyetonte çdo gjykatë një një shoqëri të tregut të lirë. Pikërisht atë që bëri gjykata e Apelit.
A e ka Ademi i 2A Group fuqinë për të ndikuar gjyqtarë të caktuar deri në vendime që vënë në pikëpyetje investime strategjike? Si mundet që një vepër e premtuar dhe e kontraktuar për t’u vënë në funksion të plotë në shkurt të vitit 2026, të pezullohet pa afat? A po shërben 2 përqindshi i Ademit si leva e Arkimedit për të zhvendosur Mabcon krejtësisht nga koncensioni i aeroportit dhe për të gjetur një “investitor efikas”, si ata që u gjendën në tunelin e Llogarasë?
Deri sa shpërthyen mosmarrëveshjet tek VIA, emri i Ademit nuk ishte i njohur në peisazhin ekonomiko- mediatik shqiptar. Edhe në bazë të të dhënave të kompanisë së tij në raport me VIA, rezulton se ai, të vetmin kolateral që ka vënë për kredinë 60 milion euro nga BKT për VIA janë ato 2% të aksioneve. i gjithë kolaterali tjetër fizik është krejtësisht i Mabco.
2A Group është në cilësinë e nënkontraktorit dhe jo të investitorit tek VIA dhe ka nënshkruar me këtë të fundit, po ashtu si Mabco, për realizimin e punimeve të përcaktuara në kontratë. Deri tani, 2A Group ka faturuar rreth 42 milion euro punime, ndërsa Mabco rreth 44 milion euro dhe, në kontratën që ato kanë me VIA, nuk thuhet në asnjë pikë se kanë të drejtë të konvertojnë vlerën e punës në aksione.
Atëherë si mundet që me këtë tabllo reale të situatës në investimin e Aeroportit të Vlorës, gjyqtarët e Shkallës së parë të mbyllin sytë dhe ta shndërrojnë 2 përqindshin në forcë të jashtëzakonshme dhe fuqiplotë? Është e qartë se kjo forcë nuk është Valon Ademit. Ka dyshime se ai po përdoret nga të tjerë njerëz të fuqishëm që i kanë vënë syrin koncensionit të aeroportit të Vlorës. Thuhet se individë me pozitë dhe ndikim në politikë e biznes, kanë bërë llogaritë se si mund të përfitojnë, ashtu si në dhjetra raste të tjera, nga një investim i tillë.
Ish-deputetë, deputetë e deri ministra përflitet se kanë ndërhyrë që Mabco të bllokohet në aktivitetin e VIA, derisa të detyrohet të tërhiqet. Nuk shpjegohet ndryshe se si deri tani, nga kryeministri e deri te ministrja e lënduar e Transporteve, që nuk lënë vendim gjykate e prokurorie pa komentuar e sulmuar, të mos thonë asnjë fjalë për bllokimin e paprecedent të një investimi strategjik, të cilit i kanë dalë zot me zë dhe figurë se do ta inaguronin vetëm pas një muaji.
Strategjia është e qartë. Nga bllokimi me gjykatë, dëmi ekonomik për VIA, që në thelb i bie për Mabco, të jetë katastrofik. Pagat e punëtorëve, furnitorët, kontratat me të tretë, marrëdhëniet me partnerë e deri te sigurimet e tatimet, janë bllokuar përsa kohë aktiviteti i VIA është i pezulluar. Mosrespektimi i afateve nga VIA, pikërisht për shkak të pezullimit nga gjykata, e ka vënë në rrezik serioz të gjithë investimin. E nëse Mabco largohet, sigurisht që aktorët e kësaj grabitje të radhës mund t’ia arrijnë qëllimit, por faturën e kripur do ta paguajnë përsëri shqiptarët.
Pas kësaj katrahure jurudike, Mabco i ka të gjithë elementët solidë për ta fituar një gjyq të mundshëm në arbitrazhin ndërkombëtar. Aeroporti i Vlorës, nëse do të ndërtohet një ditë, do të na kushtojë minimumi dyfish: lekët për ta ndërtuar dhe lekët për të dëmshpërblyer Pacollin. Si për dreq, edhe Francesko Beketi, lekët po na i merr nga agjensia jonë kombëtare e aviacionit./Lapsi.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38