Flash News

E-TJERA

Skandali i 'Kurum', gazetarja: Me këtë ngjarje, Shqipëria hyri në hartën e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve

Skandali i 'Kurum', gazetarja: Me këtë ngjarje,

Skandali i mbetjeve të kompanisë “Kurum” , i cili lidhet me 816 tonë mbetje të rrezikshme, që prej muajsh qëndrojnë në Porto Romano pas raportimeve të organizatave ndërkombëtare e ka futur vendin në hartën e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve. 

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, deklaroi se i gjithë zinxhiri institucional, doganat, kapiteneria e portit, autoriteti portual, ministria e mjedisit, agjencisë mjedisore, policia, janë të gjitha të përfshira.

"Edhe pse hetimi zgjati, kemi 33 masa sigurie për një grup personash dhe kompani të përfshirë në trafikimin e mbetjeve të rrezikshme. Ajo që të bën përshtypje, kush i ka monitoruar mbetjet e një prej ndotësve më të mëdhenj në Shqipëri, Kurum? Nëse ka një industri të rëndë në Shqipëri që ndot, është Kurum. Çdo hap kontrolli, ka dështuar. Bëheshin raporte periodike. Kemi parë edhe një dorë kompanish private të përfshira dhe të angazhuara në trafikimin e mbetjeve. 

Shikojmë se një kompani, e cila është investitor i huaj në Shqipëri që nga viti 1998, është favorizuar dhe toleruar nga institucionet shqiptare dhe, në kurriz të industrisë së përpunimit të hekurit, ka fituar miliona euro.

Kjo skemë ka përfshirë edhe kompani të tjera private dhe, për pasojë, Shqipëria është bërë pjesë e vendeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve. 

Në fakt, ky ishte hapi që na mungonte për t’u renditur mes vendeve që kryejnë këtë lloj trafiku. 

Nga ana tjetër, shohim që i gjithë zinxhiri institucional, doganat, kapiteneria e portit, autoriteti portual, ministria e mjedisit, agjencisë mjedisore, policia, janë të gjitha të përfshira', tha Xama. 

 

Të fundit