Flash News

E-TJERA

Skandali i mbetjeve toksike të “Kurum”/ 33 masa sigurie, pranga zyrtarëve dhe biznesmenëve

Skandali i mbetjeve toksike të “Kurum”/ 33 masa sigurie, pranga

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 masa sigurie në lidhje me çështjen e mbetjeve të kompanisë “Kurum”.

Nga këto:, 26 masa janë “arrest me burg”, 7 masa janë “arrest shtëpie”.

Mes personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë ka edhe drejtues të kompanisë “Kurum”, si dhe zyrtarë të institucioneve shtetërore.

Në masën “arrest shtëpie” është vendosur edhe Arta Dollani, ish-drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM).

Masa sigurie janë lëshuar gjithashtu për:

biznesmenë të përfshirë në procesin e trajtimit të mbetjeve,

zyrtarë të AKM-së,

dhe punonjës të Doganave.

Hetimet lidhen me dyshimet për shkelje ligjore në menaxhimin dhe transportin e mbetjeve industriale të kompanisë “Kurum”, të cilat dyshohet se janë trajtuar në mënyrë të paligjshme përmes kontejnerëve.

Kujtojmë që Kurum International ka eksportuar qindra ton mbetje industriale të rrezikshme, të maskuara si “oksid hekuri”, drejt Tajlandës përmes Portit të Durrësit.

Në korrik 2024, rreth 100 kontejnerë u nisën me anije të linjës Maersk, por gjatë udhëtimit ato u lokalizuan nga organizata mjedisore Basel Action Network, e cila ngriti alarmin se bëhej fjalë për pluhur nga furrat metalurgjike (EAFD), mbetje që përmbajnë metale të rënda toksike si kadmiumi, plumbi dhe kromi.

Për shkak të dyshimeve për rrezik mjedisor dhe shëndetësor, kontejnerët u bllokuan në Singapor dhe u urdhërua kthimi i tyre në vendin e origjinës.

Të fundit