Flash News

E-TJERA

Skandali i me të dhënat, gazetarja: Dyshohet se dolën nga nëpunës

Skandali i me të dhënat, gazetarja: Dyshohet se dolën nga

Ndërsa kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Tiranës lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave personale të mijëra qytetarëve shqiptarë, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se dalja e të dhënave është bërë nga nëpunës të tre institucioneve që i disponojnë si AKSHI-i, ISSH-së apo Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Gjatë këtyre orëve, oficerë pranë prokurorisë kanë marrë në pyetje nëpunës dhe punonjës, tre institucionet për akuzat e shpërdorim detyre dhe ndërhyrje në të dhëna kompjuterike. Ende nuk ka emra konkretë, ata që janë marrë në pyetje kanë shpjeguar detyrat dhe kompetencat, ndërsa përgjigjet  do të jepet nga pajisjet e sekuestruara nga  AKSHI ISSH dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nuk saktësohet se nga kanë dalë këto të dhëna, ndërsa theksohet se nuk kanë dalë nga pajisje, por nga nëpunës të këtyre tre institucioneve sipas burimeve të sigurta për Top Channel nga grupi hetimor. Nuk ka asnjë të shoqëruar veç atyre që vijojnë të pyeten”, tha Gazetarja Anila Hoxha.

 

Të fundit