Flash News

E-TJERA

Skandali/ I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes në Covid 2, reagon Ministria e Shëndetësisë: Sanitarja të shkarkohet menjëherë

Skandali/ I mori 8 mln lekë vajzës së pacientes në Covid 2,

Reagon Ministria e Shëndetësisë pas skandalit të publikuar nga emisioni investigativ ‘Stop’, pasi sanitarja Tire Alldervishi, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një pacienteje, e cila pas 28 ditësh humbi jetën nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares dhe autoriteteve kompetente, të kryejnë hetimin e këtij rasti.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë veprimin e paligjshëm dhe korruptiv, të sanitares me inicialet T.A., tē spitalit “Shefqet Ndroqi”, i bërë publik sot në emisionin investigativ “STOP”.

Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar drejtorisë së spitalit “Shefqet Ndroqi” shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të sanitares me inicialet T.A.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon autoriteteve kompetente, të kryejnë sa më parë hetimin e këtij rasti, për ta çuar atë deri në fund.

Akti i izoluar i një punonjëseje të papërgjegjshme, nuk mundet kurrësesi të njollosë punën e jashtëzakonshme dhe sakrificën e mijëra mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë të pandemisë”, reagon MSH.

 

 

Të fundit