Flash News

E-TJERA

Skandali i pagave, kreu i SPAK-ut: Nuk është në kompetencën tonë; ç'thotë për hetimin e "peshqëve të mëdhej"

Skandali i pagave, kreu i SPAK-ut: Nuk është në kompetencën

Kreu i SPAK-ut Arben Kraja ka dhënë një prononcim për gazetarët, pasi mori pjesë në mbledhjen e parë të përbashkët të intitucioneve të drejtësisë. I pyetur nëse SPAK do të hetojë skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve, Kraja tha se kjo nuk është në kompetencat e institucionit që ai drejton. Gjithashtu theksoi se ka hetim për inceneratorët.

“Prokuroria e Posaçme vepron në bazë të kompetencave që parashikohen sipas kodit procedurës penale, nxjerrja e të dhënave personale nuk është vepër penale që është në kompetencën tonë për të hetuar. Mesa kam informacion po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do të ketë persona të përfshirë për vepra penale në kompetencën tonë, atëherë ne do të hetojmë. Momentalisht ka hetim edhe për tre inceneratorët”, tha Kraja.

Ky i fundit shtoi se Prokuroria e Posaçme ka shumë çështje në hetim, duke theksuar se kushdo që abuzon me fondet publike është pjesë e hetimeve të SPAK-ut. Kraja u shpreh se "peshku i madh" nuk ezkiston në konceptin e SPAK-ut.

"'Peshk i madh' nuk ekziston në konceptin tonë. Ne kemi çuar për ndjekje penale dhe jemi në pritje të një vendimi gjyqësor për strukturën më të lartë shtetërore që merret me menaxhimin e prokurimeve publike dhe do jemi të fokusuar në këtë drejtim. Kushdo që abuzon me fondet publike do jetë pa diskutim pjesë e hetimeve tona", shtoi Kraja.

Sa i përket 2022-shit, kreu i SPAK tha se do të jetë me intestitet më të lartë, duke nënvizuar se 2021-shi ishte viti i konsolidimit.

 

 

Të fundit