Flash News

E-TJERA

Skandali i pagave/ Prokuroria tregon si rrodhën të dhënat: U morën nga punonjësja e AKSHI-t dhe u shitën, këta janë të arrestuarit

Skandali i pagave/ Prokuroria tregon si rrodhën të dhënat: U

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka zhvilluar një konferencë për mediat, pas arrestimit të katër personave lidhur me skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve.

Ajo ka bërë me dije se dy prej të arrestuarve janë specialistë IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Andi Agaraj dhe Eni Qirjako si dhe 2 përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. 

Imeraj ka treguar edhe mekanizmin e ngjarjes. Sipas saj, specialistja e IT që punon edhe te Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka pasur akses në të dhënat e qytetarëve dhe i ka marrë ato, duke shpërdoruar detyrën.

Më pas, Qiriako ia ka kaluar të dhënat e qytetarëve kolegut të saj Agarajt, i cili i ka shitur ato te përmbaruesit që punojnë në sektorin privat. Imeraj shtoi se hetimet vijojnë.

“Janë kryer veprimet hetimore, janë marrë të dhënat përkatëse. Është vijuar me sekuestrimin e kompjuterave, serverave, duke arritur të konkludojmë në një dyshim të arsyeshëm e si rezultat të hetimit paraprak kemi identifikuar 4 autorë, ku dy prej tyre janë punonjës në Drejtorinë e Tatimeve, si punonjës IT-jë.

Specialisti i IT në Drejtorinë e Përgjithshëm i Tatimeve, duke patur aksesin në të dhënat personale, që konsistojnë në pagat e disa muajve, ka hyrë duke marrë këto aksese personale dhe i ka shpërndarë të kolegu i saj, i cili ka arritur që këto të dhëna t’ua shesë subjekteve private. Punonjës të caktuar kanë shpërdoruar detyrën dhe të dhënat e siguruara i kanë shitur në struktura private.

Janë arrestuar dhe 2 autorë të dyshuar që punojnë në sektorin privat. Prokuroria fillon hetimet, sepse edhe në Drejtorinë e Transportit ka të dhëna që lidhen me targa”, tha Imeraj.

Të fundit