All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Skandali i Pajtime Fetahut/ Falsifikon dokumentet, përfiton pronë në mes të Elbasanit

All - Paragraf - 1

Skandali i Pajtime Fetahut/ Falsifikon dokumentet, përfiton pronë

Kohë më parë emisioni “Stop” në Tv Klan ka transmetuar problemin e zonjës Dafina Peci, banore e fshatit Gjinar në Elbasan, e cila denoncoi gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Sipas saj, gjyqtarja ka falsifikuar një vendim, duke rritur në mënyrë fiktive sipërfaqjen e tokës së saj në Gjinar. Për të njëjtën çështje, Pajtime Fetahu kishte dhënë dy vendime identike, por me sipërfaqje toke të ndryshme.

All - Paragraf - 3

Avokati Çlirim Gjata, tha se është absurde të ketë dy vendime në këtë mënyrë. Prokurorja e Elbasanit, Enkeleida Millonai ia mbylli çështjen gjyqtares Fetahu, duke e nxjerrë pa lagur këtë të fundit. “Stop” kërkoi një kopje të regjistrit të dispozitivëve, regjistër ku shënohen të gjitha vendimet e gjykatës. Në kopjen e këtij regjistri rezultoi se vendimi ka 312.4 dhe jo 383.4 dynymë tokë, provë e pakontestueshme që tregon falsifikimin e gjyqtares Fetahu.

Sot në 2025-ën pronat në fshatin Gjinar të Elbasanit, përfituar nga Petër Topi, shumica janë shitur e tjetërsuar. “Stop” shkon në Gjinar për të vërtetuar këtë fakt nga banorët e prekur nga vendimi i falsifikuar i Pajtime Fetahut.

Në një tjetër rast Besim Debrova denoncon sesi në mënyrë të çuditshme i zhduket toka e trashëguar nga stërgjyshi, rreth 7 dynymë në Elbasan duke falsifikuar origjinën e pronës në K.K.P Elbasan. Edhe në këtë rast është përfituar pronë në mes të qytetit të Elbasanit, vend që njihet si tregu i Pajtime Fetahut.

Këtë e dëshmojnë edhe qytetarët që njohin si pronare Pajtime Fetahun e jo vëllezërit e saj.

Qytetarja: Përshëndetje! Të të pyes pak, ky tregu i Pajtime Fetahut, di gjë ku është? Tregu i Pajtime Fetahut.

Qytetari2: I shikon ato të bardhat aty? Do të marrësh rrugën drejt përpara, në fund fare do të marrësh djathtas. Është në fund, por në këtë orar nuk mund të gjesh.

Qytetarja: E kuptoj.

Qytetari2: Është në fund, mbrapa parkut.

Qytetari 3: Do të ikësh drejt. Do dalësh në një rrugë…

Qytetarja: Ku është ky tregu i Pajtime Fetahut?

Qytetari 4: Më sipër,  në fund të rrugës,  majtas.

Edhe kjo pronë është grabitur mbi bazën e dokumentave të falsifikuar nga ish-gjyqtarja e Elbasanit dhe Prokuroria Elbasan nuk ka nisur një hetim duke nisur me bllokimin e kësaj pasurie për të provuar sesi janë bërë pronarë dy vëllezërit e ish-gjyqtares për pronën mbi 2500 m2 vetëm për 8 milionë lekë të vjetra. Edhe këtu, tregtarët njohin si pronare Pajtime Fetahun dhe jo vëllezërit e saj.

Qytetari: Ky është tregu i Pajtimes?

Tregtari: Jo, matanë.

Qytetari: Është ai në fund fare?

Tregtari: Ëhë! Ja ku janë llamarinat.

Qytetari: Këtu është tregu i Pajtimes se këtu më thanë mua?

Tregtari: Këtu, këtu.

Qytetari: Ky është ë?

Tregtari: Ky!

Qytetari: A është tregu i Pajtimes ky?

Tregtari: Ëhë!

Qytetari: I asaj gjyqtares se më thanë këtu gjendet.

Tregtari: Ëhë…

Qytetari: Ky këtu është tregu i asaj gjyqtares, Pajtimes, si e ka ajo?

Tregtarja: Janë të vëllezërve!

“Stop” interesohet pranë Prokurorisë Elbasan nëse organi ka regjistruar procedimet penale për denoncimet e bëra më parë. Tashmë organi konfirmon se ka regjistruar procedimet për dy rastet e hetuara për ish-gjyqtaren, Pajtime Fetahu./ tvklan.al

Të fundit