Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Skandali i policisë/ Kosovari me azil politik në Gjermani ndalohet në Kukës: Gati pësova infarkt

Problemi që u trajtua sot në emisionin “Stop” erdhi nga Gazmend Zeqiri, një shtetas kosovar, por që prej vitit 2018 ka pasaportë gjermane, pasi ka fituar azil politik në Gjermani.
Gazmendi tregon se nuk ka të drejtë të shkojë në Kosovë, por nënën e sëmurë ia sjellin ta takojë në Tiranë. Herën e fundit, në mes të Majit 2023, kur po kthehej për në Gjermani nga aeroporti i Kukësit, i thonë se ka shkresë nga Kosova për ekstradimin e tij.
Gazmend Zeqiri: Për shkaqe sigurie dhe për siguri të familjes time dhe timen, më është rrezikuar jeta në Kosovë dhe kam emigruar në Gjermani. Në Gjermani kam marrë statusin e azilantit dhe kam mbrojtje ndërkombëtare. S’kam të drejtë me shku në Kosovë dhe shumë herë diku te 10 herë, kam qenë në Tiranë, sepse mamën e kam shumë sëmurë prej kohësh dhe vij të familja ime në Tiranë, shkoj në Durrës, rrija 7-8 ditë dhe u ktheja nga Tirana përsëri në Gjermani.
Gazetarja: Keni patur probleme në pikën doganore të Rinasit?
Gazmend Zeqiri: Kurrë, kurrë! Asnjëherë, hiç! Në datën 2 maj, e kam ble një biletë Gjermani-Kukës. Kapiteni na lajmëroi, që për shkak të motit, do të zbresim në Tiranë. Kemi zbrit në Tiranë dhe kam ndejt me familjen deri në datën 13 Maj. Në datën 13 Maj isha me makinë të vëllait dhe solla makinën në Kukës, siç më duket, kam qenë ‘non stop’ në ndjekje. Në aeroport të Kukësit kemi mbërrit rreth orës 14:00 të datës 13 Maj dhe kur shkova te Policia dhe i dhashë pasaportën, më thanë “Gazmend me keqardhje më thanë është një fletë-arrest nga Kosova”. Unë u shtanga, e humba, gati pësova infarkt.
I marrin dokumentet dhe e mbajnë gjithë natën aty, duke ia anuluar fluturimin e kthimit. Të nesërmen në mëngjes, i thanë të firmosë që policia e ka trajtuar shumë mirë dhe e kanë lënë të udhëtojë me një biletë të re.
Gazmend Zeqiri: Më kanë marrë në shoqërim të Policisë dhe më kanë futur në një dhomë, që kishte qenë e shefit të aeroportit dhe aty hynin dhe dilnin policë. Erdhi ky shefi, që ishte me rroba civile. Në ato momente më është marrë pasaporta dhe karta e identitetit, është fotografuar dhe i është dërguar “Interpol Tirana”. Në orën 12:00 të natës vjen një email prej Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës prej personit Gazmend Qitaku,
“Ky shtetas duhet të ekstradohet në Kosovë patjetër.” I bëj një pyetje shefit të Policisë së aeroportit, shkruaja një email, që në qoftë se Gazmend Zeqiri është në Interpol, atëherë do ta ekstradoj, ma dërgo një dokument! Atëherë këta i kanë shkruar dhe nuk ia sillte Kosova atë dokument. E ka marrë në telefon Hilmi Jakaj dikë edhe e ka pyetur, “për çfarë e kërkoni Gazmend Zeqirin? Në qoftë se kërkoni me Interpol, atëherë duhet ta na sillni një dokument”! I thonë, që Gazmend Zeqirin e kërkojnë privatisht. Kemi shkuar në Hotel “Tirana” në Kukës dhe në momentin, që jam fut, ata e kanë mbyllur derën, ky polici e ka mbyll derën dhe kam qenë i burgosur.
Në mëngjes, rreth orës 7:00, kemi dalë prej aty dhe kemi shkuar për të ngrënë dhe më pas kemi shkuar në zyrën e këtij shefit në Aeroportin e Kukësit dhe aty kam ndejt deri nga ora 11:00. Në orën 11:00 shefi i policisë, Hilmi Jakaj më ka dhënë një fletë A4 dhe ça ka thënë ai e kam shkruar dhe më kanë kthyer pasaportën dhe kartën gjermane. Unë shkrova atë që më tha Hilmi Jakaj. “Jam mirënjohës për policinë, më ka ofruar kushte komode, i kanë respektuar të gjitha kufizimet, oraret e ndalimit”. Kam shkuar më pas te ato jashtë dhe kam prerë një biletë 85 Euro edhe kam hip në avion.
“Stop” komunikoi në telefon me punonjësin e policisë, Hilmi Jakaj, i cili thotë se pas verifikimeve, pretendimet e Gazmendit rezultuan të drejta dhe ndaj ai u la i lirë. Në pasaportën e qytetarit, thuhet se ky shtetas nuk lejohet të shkojë në Kosovë.
Gazetarja: Arsyeja e ndalimit?
Hilmi Jakaj: Është ndaluar për llogari të shtetit të Kosovës. Ka qenë në “stop-list” për llogari të Kosovës. Në pasaportën e tij, ky shtetas nuk është lejuar të çohet drejt Kosovës dhe është lënë i lirë.
Gazetarja: Në ç’kuptim për llogari të Kosovës? Kishte një urdhër arresti ndërkombëtar?
Hilmi Jakaj: S’ka urdhër arresti ndërkombëtar, po për shkak, që ne kemi një marrëveshje me Kosovën, që për çdo shtetas, që është në “stop-list” i dorëzohet palës së Kosovës.
Gazetarja: Pse nuk u çua rasti konkret meqë qenka i ndaluar dhe i kërkuar nga Kosova?
Hilmi Jakaj: Nuk është çuar, pasi në pasaportën e tij ka shënime, që nuk i lejohet të shkojë në Kosovë dhe prandaj janë kryer verifikimet.
Gazetarja: A jeni në dijeni që ka pasur dhe hyrje të tjera në Shqipëri dhe ky problem nuk i ka dalë në asnjë moment?
Hilmi Jakaj: Del vetëm në sistemin TIMS në zonën kufitare me Kosovën.
Gazetarja: Pra ju del vetëm juve në Kukës?
Hilmi Jakaj: Po, po!
Gazetarja: Sistemi TIMS funksionon për të gjithë shefi.
Hilmi Jakaj: Nuk e di unë!
Gazetarja: Sistemi TIMS funksionon si për Korçën si për Tiranën, si për Kukësin. Nuk është i përcaktuar vetëm në një qytet. Mos kemi të bëjmë me një kërkesë private nga ana e ndonjë punonjësi policie apo shtetit të Kosovës kundër këtij shtetasi?
Hilmi Jakaj: Jo, jo, absolutisht jo!
Gazetarja: Në momentin që është ndaluar dhe në momentin që është liruar dhe është sqaruar situata. I është dhënë thjesht që të bëjë një deklaratë me shkrim që jam trajtuar mirë nga ana e punonjësve të policisë.
Hilmi Jakaj: Pikërisht ju ka marrë deklaratë, që s’ka pas vërejtje.
Por tani shqetësimi i Gazmendit, është dekonspirimi i adresës dhe të dhënave të tij në një kohë që kjo nuk duhet të ndodhte.
Gazmend Zeqiri: Shqetësimi im është më i madh, që në Kosovë më kanë ndodh shumë gjëra të këqija, që nuk mund t’i them për publikun. Por tani në Gjermani nuk jam i sigurt, sepse të gjitha të dhënat e i mia i kanë shkuar Policisë së Kosovës. Për arsyet e ndalesës dhe arsyet e lejimit për t’u kthyer në Gjermani, nuk jam i informuar dhe s’kam asnjë dokument./tvklan.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38