Flash News

E-TJERA

Skandali i rrjedhjes së të dhënave, Dyrnjaja: Po të ndodhte në Francë, do digjej Parisi. Bozdo: Duhet reagim nga opinioni publik

Skandali i rrjedhjes së të dhënave, Dyrnjaja: Po të ndodhte

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale është tema e emisionit ‘Politiko’ i Alfred Lelës sonte mbrëma në Top News.

Gazetari Denis Dyrnjaja u shpreh se lidhur me këtë skandal duhet një ndërhyrje e fortë nga SPAK pasi kemi të bëjmë me çeshtje e sigurisë kombëtare.

Duhet të ndodhë një hetim i fortë dhe ndërhyrje e SPAK nga pikëpamja e objektivit ligjor sa kohë është çeshtje e sigurisë kombëtare.

Mund të jetë në pikëtakime tjera në ceshtje të karakterit terrorist, mafias. Duhet goditje energjike me përgjegjës konkrete, se jemi bërë si shtëpi që del nga dera e del nga komshiu. Merret si dicka normale se nuk ka ndëshkim. Nëse ka SPAK pak dinjitet të mbarojë një ceshtje të fortë, dëgjojmë vetëm nisën hetimet. Nëse kjo do ndodhte në Francë, do digjej Parisi”, tha Dyrnjaja.

Nga ana tjetër, Enno Bozdo, anëtari i Këshillit Kombëtar të demokratëve tha se veç opozitës, çeshtja duhet të ngrihet me forcë edhe nga opinioni publik.

“Nuk presim të mbyllet hetimi për dia ditë. Ajo që kërkojmë është përgjegjësia morale.  Nëse opinioni publik e ngre këtë ceshtje dhe i kërkon me forcë të mbajë përgjegjësi dikush, atëherë disa gjëra lëvizin. Mos të kërkojë vetëm nga opozita”, tha Bozdo.

 

 

 

Të fundit