Flash News

E-TJERA

Skandali i targave, drejtori i DPSHTRR: S'ka asnjë cedim në sistem, të dhënat e publikuara i kanë mbi 13 institucione

Skandali i targave, drejtori i DPSHTRR: S'ka asnjë cedim në

Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja ka folur mbi skandalin e publikimit të targave. Ai shprehu bindjen se nuk ka asnjë problem që mund të ketë shkaktuar rrjedhjen e të dhënave në sisitemin apo protokollet e DPSHTRR.

Gonxhja shtoi se të dhënat e publikuara janë edhe në mbi 13 institucione të tjera. Sipas tij të dhënat e publikuara nuk janë të plota, duke nënvizuar se kjo lë të kuptohet se skandali nuk ka lidhje me regjistrin kombëtar.

“E them me siguri të plotë se nga pikëpamja e sigurisë dhe e të gjithë protokolleve, nga pikëpamja e administrimit të sigurisë të sistemit zyrtar që bashkëadministrohet, që është në pronësi i AKSHI, nuk ka asnjë lloj cedimi. Në raportet që unë kam nuk ka asnjë lloj cedimi nga ana e sistemit apo protokolleve, aspekteve administrative. Kjo jo për të thënë se kjo është një gjë normale.

Arsyeja hetimore që mund të jenë të përfshira institucione apo operatorë, subjekte të treta, nuk e di, por ka diferenca të tilla që minimumi mund të jenë 10 deri tani, që të japin të kuptosh që nuk ka lidhje me regjistrin kombëtar. Është një listë e paplotë. Ka të dhëna unike që lidhen me shasinë e mjetin dhe nuk janë në këtë listë. Këto të dhëna i kanë mbi 13 institucione. Mungesa e mjeteve që ne kemi më shumë sesa kanë dalë, janë ato mjete që nuk kolaudoheshin dhe nuk siguroheshin”, u shpreh Gonxhja për "A2 cnn".

 

Të fundit